808 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Rusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet. Shifrat e viktimave janë konfirmuar nga Qendra federale e krizës për koronavirusin.
Numri i viktimave në total në Rusi është 168,049, por ekspertët dyshojnë se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë më e lartë.
Gjatë 24 orëve janë konfirmuar dhe 21,932 raste të reja me koronavirus. Infektimet, të cilat shpërthyen në mes të qershorit për shkak të variantit delta, filluan të stabilizohen në mes të korrikut. Në të gjitha këto, rusët mbeten skeptikë ndaj vaksinimit dhe vetëm 25% e popullsisë është imunizuar me dy doza të Sputnik V./Opinion.al