Bota

Arrestohet Alexei Navalny sapo zbret në aeroportin e Moskës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:46 - 17/01/21 |
Doriana Çepunaj

Policia ruse arrestoi Alexei Navalny, sapo zbriti nga avioni, thanë avokati i tij, shërbimi i burgut dhe dëshmitarët për Reuters.

Është hera e parë që Navalny udhëtonte drejt Moskës që prej helmimit verën e kaluar me agjentin nervor Novichok, që gati e vrau atë.

Aeroplani i tij u devijua në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit në një përpjekje të dukshme për të penguar gazetarët dhe mbështetësit që e përshëndetnin atë.

Navalny u arrestua në momentin kur u tregoi pasaportën e tij rojeve kufitare para se të hynte zyrtarisht në Rusi, thanë dëshmitarët për Reuters. Gruaja e tij, Julia, zëdhënësi dhe avokati i tij u lejuan të hynin në Rusi.

Shërbimi i burgut të kryeqytetit rus kishte thënë paraprakisht se do të bënte gjithçka për ta arrestuar Navalny sapo të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të dënimit, pasi nuk u paraqit në shërbimin e provës në afatin e caktuar në muajin dhjetor.

Opozitari është dënuar nga drejtësia për përvestim fondesh, por Navalni pretendon se gjykimi ishte politik. /Opinion.al

Pas