Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

80 mijë € për të vrarë një person,arrestohet Albert Pashaj.Si dështuan vrasësit me pagesë

2023/06/27 at 9:31 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
80 mijë € për të vrarë një person,arrestohet Albert Pashaj.Si dështuan vrasësit me pagesë

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alber Pashajn, i cili akuzohet se ka porositur dy herë vrasjen e një personi kundrejt shumave të konsiderueshme monetare.

Në një njoftim për mediat Prokuroria e Poasçme bën me dije se Pashaj për shkak të konflikteve të vazhdueshme ka vendosur të vrasë Aredin Beharin.

Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar  një emër të njohur për drejtësisnë Henrik Hoxhajn që të kryejë ekzekutimin.

Ndërkaq, Hoxhaj pasi ka marrë përsipër të kryejë krimin ka kontaktuar me Skerdi Tasen me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku. Ata pasi kanë rënë dakord për pagesën, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte Skerdi Tase. Atentati nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë.

Një tjerët tentativë për vrasjen e Beharit është ndërrmarë në vitin 2019, kundrejt një pagese prej 80.000 euro. Edhe këtë hërë atentati dështoi pasi pas goditjes së parë Hoxhajt iu bllokua kallashnikovi.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 75/2022, të regjistruar për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” etj, të parashikuara nga nenet 78/2, 139, 140, 80, 152, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 72 datë 25.06.2023 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim A. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, e kryer per interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të A. B., dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit H. H. dhe S. T., parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25, të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 26.06.2023.

Nga hetimet ka rezultuar se, për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis vëllezërve A. P. dhe të dëmtuarit A. B., i hetuari A. P., ka vendosur të vrasë shtetasin A. B. në vitin 2017. Për të realizuar këtë qëllim, ai ka kontaktuar të hetuarin H. H., që të kryeje vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës. Shtetasi H. H. pasi ka marrë përsipër të kryejë këtë veprim, ka kontaktuar lidhjen e tij, të hetuarin S. T., me qëllim që vrasjen të kryenin së bashku (H.H. dhe S.T. ndodhen aktualisht të arrestuar). H.H. dhe S.T. pasi kanë rënë dakord për të kryer vrasjen e shtetasit A. B. kundrejt pagesës, kanë siguruar armën e krimit kanë vëzhguar viktimën dhe kanë përcaktuar ekzekutorin i cili do të ishte S. T. në datën 05.11.2017. Për arsye që nuk vareshin nga vullneti i hetuarve H. H. dhe S. T. vrasja e A.B. nuk u arrit të finalizohej, pasi objektivi i ka pikasur menjehere dhe është shtrirë në tokë.

Por porositësi A.P. nuk është ndalur këtu. I hetuari A. P. ka dashur ta finalizojë krimin e nisur në 2017 dhe në vitin 2019 (vrasje e shtetasit A. B.) duke e çuar pagesën në 80.000 euro.Për këtë arsye, të hetuarit H. H. dhe S. T., riorganizohen, duke gjetur automjetin, armën e krimit dhe pas vëzhgimit të objektivit (A.B.) në datën 03.04.2019, vendosin të vrasin shtetasin atë. Ekzekutor në këtë rast u vendos të ishte H. H., duke qënë se herën e parë i hetuari S.T. nuk e finalizoi me sukses

Edhe këtë rast për fatin e mirë të viktimës (shtetasit A. B.) krimi nuk u arrit të finalizohej, pasi të hetuarit H. H., pas goditjes së parë ju bllokua arma e llojit automatik kallashnikov.

Ju sugjerojmë

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”
Te Fundit

Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, fshihet fjala “femicid”

30 Maj, 2025 8:14 pm
Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën
Aktualitet

Alarm për bomb në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

30 Maj, 2025 8:03 pm
“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin
Aktualitet

“Kalova një periudhë komplekse…”, Elia Zaharia flet për herë të parë për divorcin

30 Maj, 2025 7:44 pm
Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon
Rajoni

Osmani: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

30 Maj, 2025 7:28 pm
Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin
Bota

Sulmet në Gaza, Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin

30 Maj, 2025 7:03 pm
Para
Blinken i kërkon Kurtit dhe Vuçiçit uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Blinken i kërkon Kurtit dhe Vuçiçit uljen e tensioneve në veri të Kosovës

5 plumba borxhliut, kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekstradua nga Greqia

5 plumba borxhliut, kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekstradua nga Greqia

Aksident me vdekje në”Rrugën e Kombit”, autobusi përplas personin që lëvizte me biçikletë

Aksident me vdekje në”Rrugën e Kombit”, autobusi përplas personin që lëvizte me biçikletë

TE FUNDIT

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj, 2025

Alfred Trimi është një qytetar që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në...

Lexo më shumë

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
30 Maj, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë...

Lexo më shumë

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
30 Maj, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” janë ankuar banorë të njësisë numër 9 në kompleksin e pallateve “Agi Bes Halili”. Ata...

Lexo më shumë

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
30 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur m alarmin për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com