Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8-vjeçari rezulton debitor miliona lekë në OSHEE

2020/06/18 at 9:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
8-vjeçari rezulton debitor miliona lekë në OSHEE

“Stop” është ndalur në kthesën e Kamzës, pasi qytetari Dëfrim Ndreu ka një problem me OSHEE-në. Në objektin e tij 3-katësh ka 4 sahate, nga të cilët 3 janë funksionalë dhe i katërti nuk është vënë në punë.


Që prej vitit 2009, ky sahat rezulton në emër të nipit të tij, i cili ka qenë 8 vjeç në kohën e lidhjes së kontratës e mbi të gjitha, rezulton debitor.

Kur shkuan të kërkonin shpjegim, u thirrën ekspertët dhe sahati u çua në laborator, ku u vërtetua se matësi nuk ishte përdorur. Dëfrimi ka bërë ankesa, por nuk i është dhënë zgjidhje, ndërkohë debia ka shkuar në shumën mbi 2 milionë lekë të vjetra.

Denoncuesi: Quhem Dëfrim Ndreu. Banesa është 5 kat. Në 2017-ën kemi bërë kërkesë, për të lidh sahat në atë objekt. Sahatet nuk erdhën të vendosen në kohën, që ishte ai këtu. Pasi iku në Itali ai, nënshkruajti kontratën, që do lidhen sahate, për të paktën 3 kate. Kur kthehet nga Italia sheh, që aty ka 4 sahate. Kur ka bërë ankesën ka thënë, që pse janë 4 sahate, kur unë kam kërkuar 3. Kur kemi shku, për të bërë kërkesën atje, për të pa, se pse janë 4, ka rezultu, që sahati ishte në emër të Marjonit, nipi im, djali i vëllait. Ishte qesharake, sepse nipi im dhe djali i vëllait ishte vetëm 8 vjeç.

Gazetarja: Dhe figuronte me një kontratë sahati apo jo?

Denoncuesi: Kontratë sahati aty dhe faktikisht ne nuk e kishim vënë në punë, sepse nuk i kishim katet. Kur erdhi vëllai, gjeti dhe një faturë, që ishte në emër të Marjonit, pra i faturuar.

Gazetarja: Kur e keni kuptuar ju që faturohej ai sahat në emër të Marjonit?

Denoncuesi: Në 2008-ën, mos gaboj. Vëllai bëri kërkesë, për të ardhur, për të parë sahatin, sepse ata thoshin je debitor, vëllai i thoshte nuk jam debitor, sepse ky sahat nuk është vënë në punë.

Gazetarja: Sa ishte debitor?

Denoncuesi: Aktualisht është 2 milionë e 30 mijë lekë. (të vjetra)

Gazetarja: Tre sahatet e tjerë kanë qenë në emër të vëllait?

Denoncuesi: Pra, ata janë me kontratë të rregullt. Ata paguhen muaj për muaj. Erdhi grupi i eksperteve nga tre vetë, tre persona. E çuan në laborator dhe e sollën. Dokumentin, që na kanë dhënë ata, e kemi të paprekur. Ai sahat nuk është lidh kurrë, sepse nuk kemi patur, ku ta lidhim. Fjetëm mendjen, që tha ai nuk e bëjmë dot, sepse ne e kemi rezultu, që ky sahat është 0/0. U rregullu, u bë pjesa tjetër e objektit edhe deshëm të lidhim sahat. Na thanë: ju jeni debitor. Nuk ta kam për borxh- i thashë, të sillem lart e poshtë. Më sill ekspertin dhe hajde verifiko sahatin, prapë edhe një herë tjetër. Unë du, që të paktën kjo e drejtë të shkojë deri në fund, sepse u lodhëm, u lodhëm.

Ardi Kola, i marrëdhënieve publike në OSHEE, sqaron se atë kohë janë bërë shumë gabime me regjistrimet e kontratave me të dhëna të pasakta.

Ardi Kola: Nga viti 2015 dhe deri sot në vitin 2020 ne nuk kemi ndonjë ankesë në lidhje me këtë matës.

Gazetarja: Ndodh që të hapen kontrata me emra fëmijësh?

Ardi Kola: Qëkur nisi menaxhmenti i ri i kompanisë jemi përballur me situata të ngjashme me hapje kontratash me emra dhe të dhëna jo të sakta. Konkretisht unë nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në vitin 2008, mbi bazën e çfarë dokumentacioni është hapur kjo kontratë me emrin e një djali që në atë kohë ka qenë minoren. Siç duket kompania në atë kohë hapte kontrata mbi të dhëna rrethanore. Ne do të bëjmë saktësimin e të dhënave të atij matësi, duke i hequr kilovatët e vendosur që nuk janë korrektë dhe për ta pastruar dhe për të lënë vetëm tarifat e shërbimit dhe më tej të vazhdojë të marrë shërbimin që ai ka kërkuar tanimë në gusht të vitit 2019, për të cilën kërkon të hapë një kontratë të re.

Megjithatë me një skemë lehtësimi dhe me verifikimet që do të bëhen, zotërisë do t’i duhet të paguajë vetëm 40 mijë lekë të reja. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Para
“Topi në fushën e Bashës”, Kryemadhi: Bëri gol nga një distancë e largët

“Topi në fushën e Bashës”, Kryemadhi: Bëri gol nga një distancë e largët

Vuçiç: Heqim dorë prej BE nëse nuk bëhen lëshime në konfliktin me Kosovën

Vuçiç: Heqim dorë prej BE nëse nuk bëhen lëshime në konfliktin me Kosovën

Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit

Brataj: Kjo që shohim sot është rezultat i lirimit të masave të majit
















TE FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com