Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 tiparet e veçanta e personave të qetë

2025/04/09 at 4:33 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
8 tiparet e veçanta e personave të qetë

E keni vënë re kur dikush bie në qetësi në grupe bisedash në telefon, më konkretisht në WhatsApp dhe Messenger? Është aty i pranishëm mes jush, por zgjedh të mos flasë qoftë edhe një fjalë ose të përgjigjet vetëm në momentet kur e sheh më të përshtatshme për të reaguar.


Sipas një studimi, ka disa arsye të cilat mund të tingëllojnë “surprizuese” për ju dhe përmes tyre mund t’i identifikoni këta persona që rrinë gjatë gjithë kohës në heshtje.

Zgjedhin të vështrojnë në heshtje më shumë sesa të flasin

Një nga veçoritë më karakteristike të personave me tipar të qetë është vëzhgimi. Më shumë se sa për të bërë një reagim të menjëhershëm duke u përfshirë në biseda ndaj çdo mesazhi që u vjen në telefon, ata zgjedhin të bëjnë një hap pas dhe të ndjekin me kureshtje gjithçka që ndodh. Sipas psikologëve, ata tërhiqen nga përcjellja e emocioneve dhe dinamikat në tonet e përdorura nga persona të ndryshëm. Ndoshta kjo ndodh për t’u njohur me karakteret e tyre përpara se të marrë iniciativën që të shkruajnë.

Janë natyrë reflektuese dhe mendojnë shumë

Njerëzit e qetë, në këndvështrimin e psikologëve shquhen për reagime të rralla me impulsivitet në mënyrën se si ata komunikojnë. Ata ndalen dhe mendojnë, ndonjëherë shumë gjatë, mbi fjalët që duhet të përzgjedhin ose kur marrin mesazhin. Kjo është dhe arsyeja kryesore përse ata as nuk replikojnë menjëherë apo zgjedhin emoji për të shprehur atë që mendojnë dhe ndjejnë.

Me fjalë të tjera, kjo sjellje mund të manifestohet thjesht si “seen”, një mesazhë i parë nga personi i cili ka preferuar të mos kthejë përgjigje të menjëhershme, por t’i lë gjërat në pritje.

Kujtojmë se më herët, bashkëshortja e ish-Presidentit amerikan, Michelle Obama u shpreh se një karakteristikë e tillë e personave të qetë mund të jetë një sinjal se ata përgatiten në çdo situatë për të dhënë një përgjigje sa më të plotë.

Janë dëgjues më të mirë

Mendoni për një çast si është ta gjesh veten në një hapësirë bisede ku të gjithë flasin, por askush nuk është duke e dëgjuar. Si do ndiheshit ju nëse do përballeshit me këtë situatë, teksa përcillni një mesazh zanor në rastin më konkret dhe askush mos t’ia vërë veshin asgjëje çfarë keni thënë? Kjo sepse është shumë e thjeshtë për t’u kapur në befasi dhe të kthehesh në “meme” dhe burim provokimesh, duke u bërë objekt bisede.

Fillimisht ata priren të kuptojnë thelbin e kontekstit të mesazhit të përcjellë, e më pas analizojnë tonin e përdorur. Këto tipare dalluese të çojnë menjëherë në dilemën nëse është çasti për të qëndruar indiferent apo për të reaguar që të zgjidhësh çështjen.

Vlerësojnë marrëdhëniet që janë të vërteta

Ndryshe nga të tjerë, ata priren të shkëmbejnë mesazhe që ia vlejnë për t’u lexuar ose dëgjuar. Thënë në një gjuhë më të kuptueshme, ata bëhen më aktivë vetëm në raste kur bisedat marrin përmasa serioze duke u përkushtuar me të gjithë energjinë e tyre.

Çdo lëvizje e tyre është strategji

Sheh befas që dikush ka shkruar pas një heshtje të gjatë dhe shtangesh. Kjo sepse personi në fjalë ka zgjedhur të ndërhyjë në bisedë përmes strategjisë të tij, për të shmangur çdo “dramë” ose diskutime të panevojshme. Këtë psikologët e quajnë natyra e njerëzve selektivë të cilët dinë kujt, kur dhe si ta delegojnë një mesazh në grupe WhatsApp-i. Kjo mund t’i japë një tjetër rrjedhë bisedës, ndoshta edhe për të ‘karikuar’ të gjithë pjesëtarët e tjerë që të ndajnë mendime të ndryshme.

Gjejnë rehati në “vetminë” e tyre

Zhurmat e tepërta mund të kthehen në burim shqetësimi për persona që e lakmojnë qetësinë dhe zgjedhin të distancohen duke qëndruar në vetmi. Kjo sepse bisedat bëhen të mbingarkuara dhe nuk kërkojnë të shkarkojnë të gjithë energjinë për të marrë pjesë në biseda të cilat mund të mos jenë aq serioze në përmbajtjen që ofrojnë.

Këta individë e çmojnë shumë qetësinë dhe në vend që të përfshihen në grupe bisedash, lënë telefonin mënjanë duke u siguruar që të mos vijë asnjë thirrje me zë dhe qëndrojnë në heshtje për të rifutuar energjinë. Këtë psikologët e quajnë si mirëqenie mendore.

Janë thellësisht të vetëdijshëm në atë çfarë bëjnë

Personat që kanë një natyrë të tillë kujdesen për çdo emocion që shfaqin në çdo grup bisedash ku ata ndodhen. Psikologët thonë se ata janë të vetëdijshëm për kufijtë që kanë dhe nuk duan t’i cenojnë, as për veten dhe as për të tjerët. Kështu e shprehin anën emocionale, edhe pse në bisedat online nuk e bëjnë kaq lehtë. Injorimi i debateve i identifikon ata më së miri në këtë aspekt.

Janë elastikë në përcjelljen e emocioneve

Nuk ndikohen aspak nga mendimet e të tjerëve sado përpiqen që këta të fundit të ushtrojnë presion. Nëse biseda për ta ka përfunduar, është e kotë të nxisësh justifikime. Në rastet më kaotike kur një bisedë përfshihet nga emocionet negative, ata janë të aftë të shkëputen në heshtje duke mos lënë aspak hapësirë për diskutim.



Ju sugjerojmë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
Kronikë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

19 Tetor, 2025 7:25 pm
Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah
Bota

Thyhet armëpushimi, Hamasi hap zjarr ndaj një automjeti në Rafah

19 Tetor, 2025 5:27 pm
Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar
Kronikë

Maliq/Shtëpia në flakë, ndërron jetë nëna dhe djali 14-vjeçar

19 Tetor, 2025 3:07 pm
Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin
Kronikë

Zbardhet audio që çoi në pranga avokatin: Do merrem personalisht me prokurorin

19 Tetor, 2025 1:32 pm
Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit
Bota

Grabiten bizhutë e Napoleonit në Muzeun e Luvrit

19 Tetor, 2025 11:58 am
525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  
Aktualitet

525 milionë lekë abuzime, çohen në gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë  

19 Tetor, 2025 11:45 am
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve

19 Tetor, 2025 11:35 am
Para
Rebelët Huthi thonë se SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

Rebelët Huthi thonë se SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si …”, Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj ato që them dhe them ato që bëj!

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si ...”, Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj ato që them dhe them ato që bëj!

BE miraton kundërmasa për tarifat e SHBA-së, shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë euro

BE miraton kundërmasa për tarifat e SHBA-së, shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë euro
















TE FUNDIT

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
19 Tetor, 2025

Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
19 Tetor, 2025

Nënkryetari i BDI-së, një Arbër Ademi në konferencë për shtyp shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët...

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
19 Tetor, 2025

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë...

Lexo më shumë

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin

“Fëmijët ishin të sëmurë”, flasin fqinjët e gruas që humbi jetën bashkë me djalin
19 Tetor, 2025

Fqinjët e 38-vjeçares Merjeme Hazisllari, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të mitur, pas flakëvë që përfshinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com