Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 sekrete për suksesin, gjithmonë të vlefshme

2016/10/11 at 3:50 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
8 sekrete për suksesin, gjithmonë të vlefshme

Nga Michael Jeffreys


1. Merrni 100% përgjegjësi për jetën tuaj

Në një shoqëri ku njerëzit fajësojnë çdo gjë, që nga prindërit e tyre, deri tek qeverinë për dështimet, ata që nuk bien pre e këtij mentaliteti, ose në rolin e viktimës, do të kenë gjithmonë sukses. Që të fajësosh diçka ose dikë jashtë vetes, do të thotë që të thuash se kontrollin mbi jetën tuaj e kanë ata dhe jo juve vetë. Mendimi i dikujt tjetër për ju, nuk ka pse bëhet realiteti juaj.

2. Jetojeni jetën tuaj me qëllim

Ajo gjë që i dallon njerëzit e motivuar nga ata të pasuksesshëm, është se ata besojnë që po bëjnë atë gjë për të cilën kanë lindur. Dallimi mes kësaj dhe thjeshtë të jetuarit, është se ata që thjeshtë jetojnë vetëm sa kalojnë javën me minimumin e mundshëm të problemeve. Por kur e jeton jetën me qëllim, shqetësimi juaj kryesor është që të bëni punën e duhur. Për sipërmarrësin, kjo nënkupton gjetjen e një kauze në të cilën beson, dhe ndërtimin e biznesit përreth saj.

3. Jini gati të paguani çmimin

Jini gati të paguani çmimin për ëndrrat tuaja. Të duash një shtëpi të madhe, një makinë luksoze, dhe një milionë dollarë në bankë është gjë e bukur, dhe të gjithë i duan këto gjëra – por a jeni gati të paguani çmimin për t’i patur ato? Ky është një prej dallimeve kryesore mes njerëzve të suksesshëm dhe atyre të pasuksesshëm.

4. Qëndroni të fokusuar

Çdo ditë ne bombardohemi me qindra detyra, telefonata, mesazhe, dhe të gjithë konkurrojnë për të patur kohën tonë. Fokusimi kërkon që të hiqni dorë nga diçka në të tashmen, për shkak se jeni duke investuar kohën tuaj, për diçka që do sjellë më shumë dobi në të ardhmen. Jack Canfield dhe Mark Hanson u refuzuan nga 30 botues kur dorëzuan versionin e parë “Supë pule për shpirtin”. Në vend që të hiqnin dorë, ata qëndruan të përqëndruar në qëllimin e tyre dhe bënë katër ose pesë intervista në ditë për radio, TV, dhe gazeta, për pesë ditë në javë, për një vit të tërë. Përfundimisht, një botues i vogël vendosi t’u japë një shans, dhe natyrisht tani ai është një best-seller që ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

5. Bëhuni ekspertë në fushën tuaj

Një faktor i habitshëm që të gjithë njerëzit e suksesshëm e kanë të përbashkët, është se sa seriozisht ata e marrin profesionin e tyre. Ata përpiqen të jenë më të mirët në atë që bëjnë, dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë për t’u përmirësuar. Nëse dikush ju ndjek gjithë ditën me një kamera në punën tuaj, a do të jetë një kasetë që ju bën krenar, apo që ju bën të ziheni ngushtë? Merrni sot vendimin për t’u bërë më të mirët në fushën tuaj. Si? Duke gjetur se çfarë janë duke bërë “më të mirët” në fushën tuaj dhe duke bërë si ata.

6. Shkruani një plan për arritjen e objektivave tuaja

Shkruani një plan veprimi për mënyrë  si doni t’i arrini objektivat. Të përpiqeni të arrini objektivat pa një plan, është njësoj si të udhëtoni me makinë nga Norvegjia në Spanjë, pa një hartë. Një objektiv i pashkruar është thjeshtë dëshirë, apo fantazi.

7. Kurrë mos hiqni dorë

Kurrë, kurrë mos hiqni dorë. Kur jeni tërësisht të përkushtuar në objektivin tuaj, heqja dorë nuk është një opsion. Duhet të jeni gati të bëni gjithcka, vetëm e vetëm që ta bëni të ndodhë. Fuqia e këmbënguljes është një forcë e jashtëzakonshme.

8. Mos vononi

Askush nuk e di sa kohë i ka mbetur për të realizuar ëndrrat, dhe duhet të mos harrojmë se nuk kemi pafundësinë në dispozicion. Koha kalon dhe herët a vonë të vjen radha dhe ikën. Njerëzit e suksesshëm e dinë mirë këtë gjë, por nuk e shohin si gjë negative. Ata e përdorin si nxitje. Ata u shkojnë pas gjërave që duan në mënyrë energjike dhe plot pasion, për aq kohë sa kanë./bota.al

Etiketa: keshillasukses


Ju sugjerojmë

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri
Life Style

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

10 Gusht, 2025 11:43 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 gusht 2025

9 Gusht, 2025 8:30 am
Arsyet pse disa njerëz djersiten kur flenë
Life Style

Arsyet pse disa njerëz djersiten kur flenë

8 Gusht, 2025 3:58 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2025

8 Gusht, 2025 8:27 am
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Life Style

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

7 Gusht, 2025 10:14 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025 8:05 am
Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp
Life Style

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

5 Gusht, 2025 11:32 am
“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja
Life Style

“Stinët nuk ekzistojnë më”, studimi: Aktiviteti njerëzor po sjell stinë të reja

5 Gusht, 2025 11:11 am
Para
Ja kush ka rrëmbyer dashurinë e Ministrit

Ja kush ka rrëmbyer dashurinë e Ministrit

Akuzat/ “Bill Clinton më përdhunoi, gruaja e tij Hillary më kërcënoi”

Akuzat/ "Bill Clinton më përdhunoi, gruaja e tij Hillary më kërcënoi"

7 gabimet fatale për tretjen

7 gabimet fatale për tretjen
















TE FUNDIT

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
11 Gusht, 2025

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme. Kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë
11 Gusht, 2025

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Korçë, nga të dhënat e para mësohet se automjeti në...

Lexo më shumë

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive

Zjarret ne vend/ 38 vatra zjarri gjatë 24 orëve, 14 ende aktive
11 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrisë, gjatë 24...

Lexo më shumë

Zjarr në Tepelenë, flakët përhapen mes fshatrave Kodër dhe Lekël

Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
11 Gusht, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mes fshatrave Kodër dhe Lekël të Tepelenës. Flakët po avancojnë drejt pjesës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com