Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 prill 1939/ Reagimet e shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut ndaj pushtuesit italian në gazetën franceze « Le Populaire »

2017/03/05 at 11:01 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
8 prill 1939/ Reagimet e shqiptarëve brenda dhe jashtë atdheut ndaj pushtuesit italian në gazetën franceze « Le Populaire »

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2017


Gazeta franceze « Le Populaire », në faqen e parë, të tretë dhe të katërt të saj, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Më 7 prill 1939, forca të shumta ajrore dhe detare armike, me urdhër të Benito Musolinit dhe me miratimin e Hitlerit, do të hyjnë në hapsirën shqiptare me qëllim për të pushtuar së pari qytetet bregdetare.

Ushtria shqiptare, edhe pse e pabarabartë në numër në krahasim me atë italiane, nuk do të dorëzohet. Madje, ajo do t’u përgjigjet sulmeve italiane nëpërmjet 26 mijë rezervistëve të mobilizuar asokohe nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu, reagimet e shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut, ndaj kësaj padrejtësie, nuk do të mungojnë.

Ja disa prej tyre, të botuara të shtunën e 8 prillit 1939 në gazetën franceze :

 Thirrja shqiptare ndaj popullit italian

thirrja

 Më 7 prill 1939, në Tiranë, zyra e shtypit shqiptar, nëpërmjet radios, do t’i drejtohej popullit italian me këto fjalë :

« Italianë, regjimi i Musolinit, të cilit nuk i kanë mjaftuar pesë vite luftë që kanë shkatërruar ekonominë dhe gjakosur jetët më të reja të Italisë, vetëm për arsye madhështie në politikën e jashtme, sulmon sot një popull me një milion shqiptarë i cili, në rrjedhën e shekujve, edhe pse krenar për pavarësinë dhe lirinë e tij, i ka dhënë prova miqësie popullit italian.

Këtë sulm të padrejtë, i gjithë populli shqiptar, me armët në duar, e ka kundërshtuar me vullnetin e tij të pathyeshëm për të rezistuar deri në pikën e fundit të gjakut të tij.

Populli shqiptar, në këtë moment tragjik, përdor sloganin e Musolinit sipas të cilit « një popull që nuk lufton nuk e meriton të jetojë. »

Populli shqiptar i shton këtij slogani se burrat, gratë dhe fëmijët do të rinovojnë në këtë orë tragjike leksionin e heroizmit suprem përballë ndërgjegjes së botës së qytetëruar. »

 

Deklarata e Legatës së Shqipërisë në Francë

deklarata

 Legata e Shqipërisë ka komunikuar më 7 prill 1939, në orën dymbëdhjetë e gjysëm, thirrjen në vijim :

« Legata e Shqipërisë në Francë, në emër të qeverisë së saj dhe të gjithë popullit shqiptar, proteston në mënyrë absolute kundër veprimeve barbare të qeverisë fashiste në Shqipëri.

Parlamenti shqiptar, duke rrëzuar dje në mbrëmje njëzëri ultimatumin i cili përmbante kushte të papranueshme për një popull të lirë, forca të shumta detare dhe ajrore kanë bombarduar gjatë kësaj nate dhe vazhdojnë të bombardojnë dhunshëm të gjitha qytetet bregdetare, duke masakruar gra dhe fëmijë të pambrojtur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Ushtria shqiptare dhe i gjithë populli shqiptar, me të drejtën e tyre për të jetuar të lirë dhe të pavarur, pavarësisht nga pabarazia e forcave : 44 milionë italianë kundër 1.2 milionë shqiptarë kanë shtyrë deri tani të gjitha përpjekjet për zbarkim.

Legata u adreson këtë thirrje të gjitha kombeve të civilizuara, për të cilat ligji është ende një rregull ndërkombëtar, që një ndihmë morale dhe materiale e menjëhershme tu jepet shqiptarëve të cilët, pavarësisht forcave të pabarabarta, i bëjnë ballë me gjoksin e tyre flotës barbare të pushtuesit. »

 Mbreti Zog pohon vullnetin e tij për rezistencë

mbreti zog

 « Londër, 7 prill – Një telegram nga Tirana, dërguar në Londër gjatë mbrëmjes, njofton se mbreti Zog i Shqipërisë ka lajmëruar personalisht legatarët britanikë, francezë, amerikanë, jugosllavë, turq, grekë dhe rumunë për sulmin e territorit shqiptar nga forcat ushtarake italiane.

Mbreti Zog u ka thënë gjithashtu përfaqësueve të huaj diplomatikë se qeveria e tij ka vendosur për të mbrojtur tokën shqiptare me të gjitha forcat që ka në dispozicionin e saj dhe se lufta vijon me një frymë të madhe rezistence nga ana e trupave mbretërore shqiptare.

mbreti zog 1

 Së fundmi, Mbreti Zog u ka kërkuar ministrave të jashtëm të lajmërojnë qeveritë e tyre përkatëse se sulmet italiane përbëjnë një shkelje zyrtare të të gjitha traktave dhe marrëveshjeve ekzistuese midis Shqipërisë dhe Italisë »

 * Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/8-prill-1939-reagimet-e-shqiptareve-brenda-dhe-jashte-atdheut-ndaj-pushtuesit-italian-ne-gazeten-franceze-le-populaire/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Etiketa: 8 prill 1939Le PopulaireReagimet e shqiptarëve


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Itali/ Arrestohen tre të rinj shqiptarë të kërkuar për vjedhje

Shqiptari shokon policinë italiane: “Kam vrarë tre persona, hajdeni më arrestoni”

Reagon Gruevski: BDI nuk largohet nga qeveria, ndryshon ministrat

Vallëzimi i Gruevskit mbi vullkan

Punë sezonale në Itali për 30 850 emigrantë, miratohet Dekreti i Flukseve 2017

Punë sezonale në Itali për 30 850 emigrantë, miratohet Dekreti i Flukseve 2017
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com