Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

2023/06/01 at 10:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
8 pikat ndërkombëtare për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Situata në veri ka qenë tejet e tensionuar në ditët e fundit, pas konfliktimit të qytetarëve serbë në komunat veriore me ushtarët paqeruajtës të KFOR-it, marrë parasysh gjithë rrjedhën e ngjarjeve me zgjedhjet e katër kryetarëve të rinj në katër komunat veriore të Kosovës.

Mbi këtë, pas replikave të shumta në distancë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatëve nga vendet e huaja – ku tensionet nuk munguan as diplomatikisht, ndjekur nga zhgënjimi ndërkohëmtar – vjen edhe një plan konkret për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës.

Hartues të planit janë vendet e QUINT dhe Bashkimi Evropian dhe Albanian Post është njohur me këtë dokument.

Në pikën e parë, kërkohet angazhimi i menjëhershëm për interpretimin e Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në Ohër, veçanërisht në pikat 1,3,7 dhe 9.

Artikulli 1 kërkon që palët të zhvillojnë raporte normale. Artikulli 3, që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen përmes mjeteve paqësore. Ai 7, që ka të bëjë me krijimin e komunat e vetëmenaxhuara me shumicë serbe në Kosovë si dhe artikulli 9, ku të dy palës dhe donatorë angazhohen për të krijuar paketa financiare për zhvillimin ekonomik.

Pika e dytë, parasheh tërheqjen e Forcave Speciale të Kosovës nga veriu, bashkëngjitur me tërheqjen e Ushtrisë serbe nga kufiri verior i Kosovës.

Në pikën e tretë shkruhet se siguria në territorin e komunave veriore i kalon Policisë së Kosovës, asistuar nga KFOR dhe Eulex.

Pika e katërt parasheh zhbërjen e çdo proteste dhe rikthimin e jetës normale në vend. punonjësit duhet e komunave duhet të kthehen në pozitat e tyre dhe të ushtrojnë detyrën pranë objekteve sipas parashikimit ligjor.

Në korrik 2023, kryetarët e komunave japin dorëheqje dhe presidentja Vjosa Osmani shpall zgjedhje të reja.

Pika e gjashtë parasheh mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund gushti ose fillim shtatori 2023.

Kërkohet ndërkaq sipas pikës shtatë se pikat 3,4,5 dhe 6 të marrëveshjes bazë, do të kenë progres domethënës, duke implementuar edhe artikullin 1 të marrëveshjes.

Në mes nëntori, siç përshkruan pika e 8 dhe e fundit, implementohet me efektivitet artikujt 1,2,3,4 dhe 9 të marrëveshjes.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në Twitter, ka qenë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ai i cili ka theksuar se tre aspektet kryesore, janë zgjedhjet e reja, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to dhe rifillimi i punës për të ngritur asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në të kundërt, pasoja “shumë serioze” do të ndjekin raportet mes BE-së dhe dy vendeve, në rast mosbashkëpunimi.

Këtë Borrell ia ka bërë me dije presidentes Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të cilët kanë zhvilluar për 10 minuta një takim trilateral, me praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit gjerman, Olaf Scholz./ Albanian Post

Ju sugjerojmë

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente
Aktualitet

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente

21 Gusht, 2025 2:35 pm
I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

21 Gusht, 2025 2:18 pm
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…

21 Gusht, 2025 2:04 pm
Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë
Aktualitet

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

21 Gusht, 2025 1:30 pm
Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB
Aktualitet

Vengu: Mbi 500 ushtarakë shqiptarë të angazhuar në misione të NATO-s, BE dhe OKB

21 Gusht, 2025 1:18 pm
Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Kryesore

Protestë në Hagë pro Hashim Thaçit më 14 shtator

21 Gusht, 2025 1:01 pm
Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës
Bota

Izraeli sulmon Qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

21 Gusht, 2025 12:46 pm
Rritet interesi për shkollat profesionale
Aktualitet

Rritet interesi për shkollat profesionale

21 Gusht, 2025 12:32 pm
Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare
Aktualitet

Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

21 Gusht, 2025 12:16 pm
I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh
Aktualitet

I vodhi një shtetasi automjetin e marrë me qera, arrestohet 49-vjeçari në Belsh

21 Gusht, 2025 11:50 am
Para
VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

VIDEO/ Joe Biden rrëzohet në një ceremoni diplomimi në Kolorado

Kurti: Serbia po thotë që nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit

Kurti flet për zgjedhjet: Jam i përkushtuar të punoj me SHBA-në për ulje të tensioneve

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

Berisha për situatën në Kosovë: Një nga nxitësit ka qenë direkt Edi Rama

TE FUNDIT

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente

Ura e Milotit, ARRSH hap tender për ndërhyrje emergjente
21 Gusht, 2025

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat, me një vlerë 107...

Lexo më shumë

Në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane, arrestohet në Durrës 25-vjeçari

I dënuar për prodhim dhe shitje droge, ekstradohet nga Zagrebi 51-vjeçari shqiptar
21 Gusht, 2025

Policia Kufitare ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky shtetas ishte shpallur...

Lexo më shumë

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t/Berisha: U rrëmbye dhe u mbajt peng në…
21 Gusht, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima është rrëmbyer. Në një konferencë për mediat,...

Lexo më shumë

Manja: Kompensohen ish-pronarët! 4.2 mld lekë dhe më shumë se 75 hektarë tokë…

Harta e re gjyqësore/ Manja: Afron qytetarët me gjykatat, rrit cilësinë
21 Gusht, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se gjatë periudhës janar-korrik 2025 janë ekzekutuar 5,846 dosje kompensimi. Sipas Manjës mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com