Aktualitet

8 orë në SPAK, Ilir Beqaj: Nuk i druhem përgjegjësisë penale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 18/07/22 |
Opi Nion

Pas 8 orësh ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, pasi dëshmoi mbi koncesionin e sterilizimit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqaj tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale.

“Jam thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni. Dhashë përgjigjet e mia përpara dy prokurorëve. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mbante në çantën e zezë, ish-ministri tha se kishte materiale pune.

Ai u paraqit SPAK rreth orës 10:00 në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme.

Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një padi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.

Prej disa muajsh po hetohen procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për koncensionin në shëndetësi, sterilizimin.

Koncensionet janë dhënë në kohën kur ministër i Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj, sot në krye të Agjencisë Shtetërore për koordinimin e donacioneve të huaja. Ish-ministri u paraqit herët në dyert e SPAK, vetëm me një çantë shpine, i pa shoqëruar nga avokat. Ai tha se nuk i druhet përgjegjësisë penale.

Ilir Beqaj është pyetur nga prokurori Kondilli dhe 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për mënyrën se si janë lidhur kontratat. Para se të hynte në ambientet e SPAK, ish ministri Beqaj kishte një cantë, të cilën e mbante me vete edhe kur doli. Në fjalën e tij të shkurtër para medias u shpreh se kishte materiale pune.

Për të njëjtin hetim është pyetur më herët për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.

 

Pas