Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 marsi i dhunshëm: Rastet e grave që u rrahën në ditën e tyre

2017/03/09 at 3:36 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shifra të frikshme/ 1,059 raste të dhunës në familje në dy vitet e fundit në Shqipëri

Në ditën që supozohej të respektoheshin, të uroheshin, madje siç ndodh rëndom të merrnin edhe dhurata, 7 gra e vajza kanë rënë pre e dhunës në familje.


Policia ka arrestuar dy persona dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të dhunës fizike e psikologjike që kanë ushtruar ndaj bashkëshorteve, nënave dhe motrave të tyre.

Burimet thanë se në Ditën Ndërkombëtare të Grave, më 8 Mars, janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes nga Gjykata, pas denoncimeve që kanë bërë vetë të dhunuarat në disa komisariate në vend.

Vetëm në kryeqytet janë denoncuar 4 raste. Ndërsa rastet e tjera të dhunës janë regjistruar në Durrës, Ersekë dhe në Berat. Ky fenomen këtë vit është një ndër prioritetet e Policisë së Shtetit.

Madje janë ngritur struktura të posaçme për të informuar, pritur dhe trajtuar rastet e grave dhe vajzave që dhunohen në familje.

“Nisur nga fakti se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, vitin e kaluar, kemi pasur 827 ngjarje brenda marrëdhënieve familjare, me 943 të dëmtuar, nga të cilët 637 janë femra, duam të sensibilizojmë pjesën më vulnerabël të shoqërisë për dhunën në familje. Në vitin që kaloi, për 165 raste është plotësuar kërkesë padia për urdhër mbrojtjeje, 251 prej tyre janë bashkëshortet, 41 motrat e 106 fëmijët”, thonë drejtues të Policisë së kryeqytetit.

DHUNA NE 8 MARS

Një vajzë 22-vjeçare është paraqitur dje në Komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës dhe ka denoncuar për dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike të atin dhe vëllain. Burimet thanë se është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen H.S., pasi dyshohet se babai e vëllai, S.S. e M.S., 51 e 20 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Në fshatin Poshnjë të Beratit, një grua është rrahur nga i shoqi dhe nga djali ditën e 8 Marsit. Policia tha se edhe asaj i është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

E dëmtuara Sh.K., 63 vjeçe, ka denoncuar djalin F.K., 41 vjeç, që, sipas saj, ushtron dhunë në mënyrë të vazhdueshme dhe bashkëshortin, F.K., 67 vjeç, i cili dje ka bashkëpunuar me të birin.

Për këtë arsye, Policia ka arrestuar djalin e të dëmtuarës dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortit. Nga ana tjetër, në Tiranë, Ersekë dhe Durrës janë denoncuar edhe 4 burra për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ka nisur procedim penal dhe është lëshuar kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje për shtetasen M.M., 40 vjeçe, e cila është rrahur nga i shoqi, K.M., 48 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.L., 36 vjeç, që ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.L., 33 vjeçe.

Policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen 59- vjeçare M.Y, e cila është rrahur vazhdimisht nga bashkëshorti V.Y., 67 vjeç.

Një 37- vjeçare, shtetasja me iniciale K.Dh., i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Ersekës, duke denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj 34 vjeç, shtetasin S.Dh. Do të jetë Gjykata që do të vendosë tashmë për fatin e këtyre grave e vajzave të dhunuara./panorama

 

Etiketa: 8 Marsdhunegrate e rrahurarastet


Ju sugjerojmë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

2 Shtator, 2025 5:39 pm
Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
Bota

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

2 Shtator, 2025 5:16 pm
“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
Bota

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

2 Shtator, 2025 4:26 pm
Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
Bota

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

2 Shtator, 2025 3:35 pm
Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO
Bota

Putin: Ukraina të hyjë në BE, por jo në NATO

2 Shtator, 2025 2:44 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimin e PD të enjten

2 Shtator, 2025 2:32 pm
Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan
Bota

Tërmeti, shkon mbi 1.400 numri i viktimave në Afganistan

2 Shtator, 2025 2:02 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump: Vazhdimi i luftës në Gaza dëmton Izraelin

2 Shtator, 2025 1:26 pm
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Para
Xabi Alonso konfirmon tërheqjen nga futbolli, emocionon me fjalët e fundit

Xabi Alonso konfirmon tërheqjen nga futbolli, emocionon me fjalët e fundit

Video/ Çfarë ndodh në prapaskenat e emisionit “Opinion”?

Video/ Çfarë ndodh në prapaskenat e emisionit “Opinion”?

A do të hyjë opozita në zgjedhje? Ja çfarë thonë aleatët e PD-së

A do të hyjë opozita në zgjedhje? Ja çfarë thonë aleatët e PD-së
















TE FUNDIT

Pushtimi i Gazës nga Izraeli, paralajmëron Katari: Do të kushtojë qindra jetë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
2 Shtator, 2025

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al Ansari, ka paralajmëruar se një pushtim izraelit i qytetit të Gazës...

Lexo më shumë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë

Trashëgimtarja e pushtetit në Korenë e Veriut, Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë
2 Shtator, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka ka sjellë vajzën e tij në Pekin, raportojnë mediat...

Lexo më shumë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë

“Prioritet dialogu, jo lufta”, Erdogan takohet me Putinin në Kinë
2 Shtator, 2025

"Dialogu është përparësia, jo konflikti". Këto ishin fjalët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke komentuar takimin e tij dypalësh...

Lexo më shumë

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar
2 Shtator, 2025

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet se se kërcënimi nga Rusia është në rritje të vazhdueshme dhe se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com