Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u shënua fillimisht në Shtetet e Bashkuara.
Kjo ditë shënon jo vetëm bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi të grave gjatë viteve.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.
Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.
Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën./ Opinion.al