Aktualitet

8 Janari/ PD raport të 2 ndërkombëtarëve, informon për shkarkimin e Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 21/01/22 |
Opi Nion

Një raport të dytë i ka dërguar Partia Demokratike këtë të premte përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri, lidhur me protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe vendimet që mori më pas kryesia e PD.

PD informon faktorin ndërkombëtar lidhur me përjashtimin përfundimtar të Sali Berishës nga partia si dhe përjashtimin e mbështetësve të tij, vendim që u pasua sipas PD pas akteve të dhunës në protestën e 8 janarit dhe gjuhës përçarëse që nxit konflikt mes demokratëve.

Ndër të tjera në raport thuhet se “Kryesia vendosi të:
“1. Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së;

2. Përjashtimin nga PD dhe sipas rastit nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe nga grupi parlamentar të PD-së, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë, të deputetit Sali Berisha dhe të tjerëve ish-përfaqësues të PD-së. Gjithashtu PD ftoi përfaqësuesit e tjerë që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e elektorale apo politike të partisë .”

Gjithashtu të shtunën e kaluar 8 janar anëtarë të Grupit Parlamentar të PD-së, dhe të Këshillit Kombëtar kanë qenë të pranishëm gjatë një mbledhjeje në seli. Ndërkohë është dëmtuar fizikisht nga protestuesit Sekretari i PD Roland Bejko, i cili dha publikisht një dëshmi personale për atë çfarë u përball gjatë asaj dite. Përmes dëshmive u përgënjeshtruan pretendimet e Berishës se protesta ishte paqësore.

Ngjarjet janë evidentuar edhe me pamje video ku janë parë shkatërrimi i kamerave të jashtme me qëllim nga protestuesit e dhunshëm, janë përdorur materiale ndërtimi si shufra hekuri për të shkatërruar dritaret dhe për të thyer dyert në përpjekjet e tyre për të hyrë në katet e sipërme të shtabit të PD.”

Pas