Kryesore

8 janari/ PD: Nuk u derdh gjak, Berisha dhe mercenarët e tij dështuan me turp


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 13/01/22 |
Opi Nion

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PD-ja ka reaguar edhe njëherë tjetër për protestën e 8 janarit në seli.

“Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, sepse demokratët i braktisën. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

Më tej në postim, theksohet se dhuna u frymëzua nga Sali Berisha.

“Për fat të mirë, më 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunën për javë me radhë, që kur deklaroi se PD-ja nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes non grata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD-ja po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”, shkruhet në reagimin e PD./ Opinion.al

Pas