Sot në Gjykatën e Tiranës mbahet seanca për 11 personat e arrestuar në selinë e PD pas protestës së 8 janarit.
Në Gjykatë ka shkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i shoqëruar nga përfaqësues të tjetër të PD.
Gjatë kohës që po hynte në seancë, Bardhi është përfshirë në një debat me efektivin e policisë në hyrje të godinës, i cili ka kërkuar të prezantohen dhe më pas t’i nënshtrohen kontrollit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD ka akuzuar efektivin e policisë për provokim./ Opinion.al