Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt

2022/05/08 at 5:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
77-vjetori i fundit të Luftës së Dytë Botërore e gjen Evropën në konflikt

Dita e Fitores e këtij viti nuk do të nderojë thjesht dorëzimin e Gjermanisë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, 77 vjet më parë. Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po shkon drejt fundit të muajit të tretë, frika është rritur në Evropë për një përballje më të madhe.

Në Rusi, krenaria dhe patriotizmi i lidhur zakonisht me festën më të rëndësishme të vendit po përzihet me shqetësimin për atë që mund të sjellë kjo ditë. Ndërsa presidenti ukrainas tha se agresioni rur ndaj vendit të tij i dha fund 77 viteve paqe.

77 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, agresioni i nisur nga Rusia në Ukrainë ka rritur frikën për një përballje më të madhe në Evropë. Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po shkon drejt fundit të muajit të tretë, autoritetet ukrainase u përgatitën për një intensifikim të pritshëm të sulmeve ruse përpara festës së Ditës së Fitores.

Në një fjalim emocional, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se e keqja është rikthyer në Ukrainë. Por ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj do të fitojnë këtë luftë.

“Asgjë e keqe nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë. E keqja nuk mund të fshihet në një bunker. Kështu që ne do të kapërcejmë gjithçka. Dhe ne e dimë këtë me siguri, sepse ushtria jonë dhe i gjithë populli ynë janë pasardhës të atyre që mposhtën nazizmin. Kështu ata do të fitojnë përsëri. Dhe do të ketë përsëri paqe”, theksoi zoti Zelenskiy.

Moska e quan luftën e nisur një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur dhe për ta “denazifikuar” Ukrainën. Dita e Fitores e këtij viti në Moskë nuk është thjesht një ditë që nderon fundin e konfliktit që mori fund 77 vite më parë.

Në Sheshin e Kuq në Moskë, shumë banorë janë të shqetësuar, por shumë prej tyre nuk flasin nga frika e ndëshkimit.

Sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore, pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi agresionin në Ukrainë në 24 shkurt, e kanë çuar Rusinë drejt krizës më të keqe ekonomike që nga vitet pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Disa rusë thonë se janë të shqetësuar për atë që po ndodh në Ukrainë duke patur parasysh lidhjet e ngushta familjare midis dy popujve.

“Lufta ndikon emocionalisht ju, sepse unë kam dy motra që jetojnë në Ukrainë. Sigurisht, është shumë e vështirë të komunikosh me ta tani, shumë e vështirë”, thotë një banore në Moskë.

Aktivistët e opozitës ruse thonë se mediat shtetërore japin një pasqyrë të pjesshme të konfliktit në Ukrainë, duke manipuluar atë që po ndodh në të vërtetë.

Për veteranin 97-vjeçar, Ivan Lisun, i cili sapo ka humbur shtëpinë e tij në qytetin e vogël Zolochiv në Ukrainë, nga bombardimet ruse, ka shumë pak për të festuar.

Veterani, i cili iu bashkua ushtrisë kur ishte 18 vjeç dhe luftoi për Bashkimin Sovjetik në Poloni, Bjellorusi dhe madje arriti deri në Gjermani, thotë se ndihet i tradhëtuar tani që Rusia sulmoi Ukrainën.

“Ndihem shumë keq tani, sepse kam shërbyer në Bashkimin Sovjetik për shtatë vjet. Duke mbrojtur atdheun e kujt? Rusisë apo Ukrainës? Ajo që po ndodh tani është më e turpshme se më parë. Që kur Putini u bë president, gjithçka u përkeqësua. Si mund t’i poshtëroni njerëzit kështu? Edhe këtu në Kharkiv”, thotë veteran 97-vjeçar.

Në aspektin dilopmatik, Papa Françesku përsëriti të dielën apelin e tij për paqe në Ukrainë dhe u kërkoi udhëheqësve të dëgjojnë njerëzit “që duan paqen dhe e dinë mirë se armët nuk e sjellin kurrë atë”.

Duke folur gjatë lutjeve të së dielës, ai u bëri thirrje besimtarëve katolikë të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit të luten për paqen “përballë çmendurisë së luftës”.

Britania do të ndihmojë Ukrainën me 1.3 miliardë paund ndihma të tjera, ndërsa për të shprehur sërish mbështetje për qeverinë e Kievit presidentja e Parlamentit Gjerman, Baerbel Bas vizitoi kryeqytetin ukrainas.

Në një video konferencë ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, udhëhqësit e G-7 do të diskutojnë për agresionin rus si dhe mënyrat për të ndihmuar Ukrainën.

Udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë, Japonisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë premtuar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën./ VOA

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre, 39-vjeçari ishte nën efektin e drogës

Përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre, 39-vjeçari ishte nën efektin e drogës

Dhëndri i sëmurë i kërkon paratë borxh vjehrrit: Atë avaz ke

Dhëndri i sëmurë i kërkon paratë borxh vjehrrit: Atë avaz ke

“Do ndaj motrën nga burri?”, vajza del kundër të atit: Turp të kesh

“Do ndaj motrën nga burri?”, vajza del kundër të atit: Turp të kesh

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com