Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

77-vjeçari ngacmon 10-vjeçaren, i tregon foto nudo dhe e fton në shtëpi

2022/09/06 at 9:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
77-vjeçari ngacmon 10-vjeçaren, i tregon foto nudo dhe e fton në shtëpi

Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjec, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë. Prindërit punojnë mesa munden e vajzat shkojnë në shkollë. Por babai i vajzës tregon se një i moshuar i zonës i ngacmon vajzën e vogël 10-vjeçare.


Është ky rasti që ka trajtuar të martën emisioni Stop në Tv Klan. Bëhet fjalë për një 77-vjeçar, i cili nga ana tjetër ankohet se e mitura i ka folur pa edukatë, dhe në këtë moment e vogla tregon se si kishte tentuar ta ngacmonte i moshuari.

Vajza tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur. Madje në një rast burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.

“Jam baba i 3 vajzave. Gocën e madhe e kam 16 vjeç, gocën e dytë e kam 12 vjeç dhe gocën e vogël e kam 10 vjeçe. Dhe më ka ndodhur një problem me gocën e vogël. Para 3-4 ditësh e pashë vajzën e vogël që ishte shumë e trembur dhe e frikësuar që goca nuk ishte më ajo e para e qeshur dhe e dashur po ishte gjithmonë e trembur në shtëpi. Dyshova ca kohë dhe e pyeta si e ke hallin. Nuk më tregonte. Dhe para 3-4 ditësh më vijnë gocat te dyqani dhe më thotë babi më ndjek njëri nga mbrapa. Në atë moment e pashë atë personin u fut brenda në dyqan. Më tha mua: Mësoji gocat se i ke të paedukuara. Pse çfarë të ka bërë goca. Më tha që goca të ka ofenduar. I thashë gocës kërkoji falje gjyshit. I tha goca gjyshi më fal. Ai tha nuk dua llafe goje, dua vepra për falje. Goca më tha që ka 4-5 muaj që më ndjek mbrapa. Kur mbaronte shkollën e priste jashtë, e merrte përdore, i blinte mandarina, portokalle dhe e gënjente. E kishte kapur gocën përdore dhe kishte ikur deri afër shtëpisë së tij. Gocën e kishte gënjyer i kishte thënë hajde të të tregoj gjëra të mira te shtëpia. Kur kishte vajtur afër shtëpisë, atje goca kishte parë se ishin ca ferra dhe ishte vend i fshehtë, dhe goca kishte dyshuar që diçka nuk shkonte mirë. U shqetësova shumë, humba dhe kontrollin dhe doja ta godisja, por më kapën gocat. Ai e kuptoi dhe iku. Unë mora në telefon policinë”, tregon babai i vajzës.

Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur. Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Emisioni ”Stop” ka siguruar dëshminë e të miturës dhe motrës së saj të madhe.

“Ky erdhi kot, të futej në muhabet, fliste, s’është se i jepja muhabet. Tregonte për fëmijët e tij, tregonte fotografi për lule që kishte në shtëpi, familjen e vetë, pastaj kaloi të fotografitë e veta që kishte bërë në plazh me vajzat. I thashë që nuk më interesojnë fotografitë e tua dhe nuk i dhashë muhabet, u largua. Motra rrinte shumë e frikësuar, nuk rrinte më në dhomë që flinte më përpara me mua, dilte me prindërit, aty dyshova çfarë kishte ndodhur me motrën sepse ishte shumë e frikësuar. Pastaj kur e ngacmova pas denoncimit tregoi që treguar dhe fotografi”, thotë motra e madhe.

Vajza e vogël 10-vjeçare tregon edhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Stopi-Sa vjec je?

E mitura – 10!

Stopi- Çfarë klase mbarove?

E mitura – Klasën e katërt!

Stopi- E mban mend, kur ka ndodhur për herë të parë? Kur të ka takuar për herë të parë?

E mitura- Po! Kam qenë me motrën tek dyqani dhe erdhi më tha, qëëë kam sjellë një hekur. Ia kam sjellë babit, se babin tënd e kam shok të ngushtë…edhe i thamë nuk e dimë, se cili hekur është. Hajde të na i tregosh, që të ta japim. Ky, jo-jo tha,- s’ka problem, se vij e marr kur të jetë babi. Vjen ditën tjetër, na pyet për emrat për origjinën, dhe ne ia tregojmë, se s’e njihnim. Ai na tregon emrin ne, por ne ia harruam…

Stopi- Pastaj iku atë ditë?

E mitura- Ai iku, vjen prapë, na tregon fotot e tija në plazh lakuriq…

Stopi- Foto..?! Cfarë foto të tregoi?

E mitura- Lakuriq…po në fillim fare e nisi muhabetin kështu, “sa është ora” dhe i thashë, që ti e di shumë mirë, që unë s’kam telefon  dhe ai më tha mua “prit, se e shoh te telefoni im”! E shef orën tek telefoni i tij dhe e con tek fotot tregon vajzën, “ja kjo është vajza ime, që është inxhiniere dhe unë po e shifja…ky fap e con tek fotot e pista. Pastaj unë largohem…

Stopi- Ishin nudo, lakuriq kommplet ato fotot?

E mitura – Po…kishte edhe me mbathje. Dy ishin me mbathje, dy ose nji, pastaj të gjitha ishin lakuriq, pastaj…

Stopi- Si ishin ato foto? A mundesh dot të m’i vizatosh? Të m’i tregosh?

E mitura –Ishte te rëra, kishte shtruar një batanije të vogël, që ishte shtrirë,ai ishte këmbëkryq dhe kështu. Ishte duke i bërë foto vetes..,ishte kështu sic jam unë, po shtrirë ama…dhe i bënte foto vetes. Kudo ,që ikja, që me thoshte mami ose babi “shko më bli një gjë në dyqan”, vija e blija, ai ndodhej gjithmonë mbrapa meje.

Stopi- Sa herë, që dilje nga shtëpia?

E mitura -Sa herë, që dilja nga shtëpia, edhe kur vija tek dyqani i babit, edhe kur blija gjëra, ai ishte mbrapa meje. Se unë sa herë vija në shkollë, më priste aty…

Stopi-Të shoqëronnte deri tek shtëpia?

E mitura – Jo, unë isha me shoqen, ai ishte mbrapa.

Stopi- Vinte mbas teje?

E mitura– Po kur dilja nga dritarja e shtëpisë, ai me kokën lart. Përpara se të vinte tek dyqani i babit, nja një javë para, ai më kap mua te dora dhe më thotë: Hajde të të tregoj shtëpinë time, se kam mace, kam kukulla, e kam të bukur dhe të madhe. Edhe unë vazhdoj rrugën me atë, po unë e kuptoj …dhe unë sa afrohem tek shtëpia e tij, ai më shtrëngon dorën dhe unë i shpëtoj atij, edhe iki me vrap. Dhe ai më thotë mua “hajde, hajde, se do të jap macen, se e kam të bukur”!. Unë i shpëtoj nga duart dhe iki me vrap. Unë e kuptova, që ai s’kishte as mace, as lule të bukura, asgjë. Po ikja me vrap, se e dija, që do më bënte diçka të keqe.

E pajisur me kamera të fshehtë, vajza e madhe takon në rrugë të moshuarin 77-vjeçar dhe e pyet përse i ngacmonte motrën.

Motra e të miturës-Motrën time e prisje tek shkolla për ditë. Ti je munduar ta merrje motrën time afër tek shtëpia te shtëpia jote. ..Motra të ka shpëtuar. Jo, jo mos e bëj fare ashtu të lutem!

I moshuari- Kush është motra jote? Si e ka..?

Motra e të miturës –Si s’e njef motrën time?! Ajo e vogla…

I moshuari- Ajo, që më tha idiot? Po ishim tek shtëpia ime, tek shtëpia jote.., ndoshta  i kam.., jo ndoshta, po i trokita kështu dhe aty ajo iku…

Motra e të miturës –I trokite…?! Ti e trembe, se aty kam qënë edhe unë në atë moment, ti e ke trembur.

I moshuari-Po mirë qenka trembur gabimisht…

Motra e të miturës –Po jo, ti e trembe edhe nga mbrapa e trembe…

I moshuari –Po tashi nuk edha me qëllim, për ta trembur…

Motra e të miturës –Mos më gënje sy për sy të lutem! Motrës sime i ke treguar foto nudo.

I moshuari-Absolutisht s’është e vërtetë.

Është shumë e vërtetë se ti je.., nuk ke pse ta tregosh fare..,po ti m’i ke treguar mua njëherë.

I moshuari-Nuk kam foto nudo njëherë.

Motra e të miturës – Po tani normale, që i ke fshirë, po si s’ke?!

I moshuari-Foto nudo?!

Motra e të miturës – Ti s’ke? Ti ia ke treguar motrës.

I moshuari-Mirë, n.q.s. keni fakte…

Motra e të miturës – I kam faktet unë, se ti ke ardh tek dyqani.

I moshuari- Po tek dyqani kam ardh. Për kokën time, për kokën e tre fëmijëve, që ke pa edhe atje në fotografi, por jo nudo, por janë fëmijët e mi! Të betohem për fëmijët, që nuk kam ardhur lart në shtëpi!

Motra e të miturës – Po ti ke ardh, se të pamë ne. Nuk ke pse e ndryshon tani..,po nuk ke arsye fare.

I moshuari – Arsye se s’është e vërtetë.

Motra e të miturës – Është e vërtetë shumë, më vjen shumë keq…

Pokurorja e çështjes Miranda Bushi nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e çështjes, duke thënë se nuk ka prova.

Policia- Atë ditë, që zotëria u lëshua, është folur me prokuroren e gatshme dhe ne nuk mund të arrestojmë njerëz pa miratimin e prokurores.

Prokurorja Miranda Bushi- Dhe kjo  fëmijë, nuk është një fëmijë që ngacmohet, se kjo është beb…

Babai i vajzës- Po ne kemi dëgjuar, që kanë qenë edhe më të vogla edhe…

Prokurorja Miranda Bushi-Nuk ka lidhje, sepse ajo është…, ajo tregon tamam një beb fare… E kupton qëëë pa prova, se prandaj ta ka ndryshuar edhe policia. Unë, m’i ka tregu fotot,- thotë fëmija,- ndër to ishte një nudo. Vjen tjetri, thotë absolutisht jo! I kam tregu foto, është e vërtetë,- thotë ai,- por fotot kanë qënë me familjen time. Si ta provoj unë këtë? Të shkoj në gjykatë, sepse gjykata më thotë mu, “moj prokurore, i ke mend në kokë ti, që më vjen me këtë dosje pa asnjë provë…?!”

Prokurorja Bushi nuk ka nxjerrë as të dhënat nga celulari i të moshuarit dhe as ka kërkuar që e mitura të shkojë e ta çojë atje ku e kishte drejtuar i moshuari. Këtë të fundit e ka bërë emisioni “Stop”, duke provuar vërtetësinë e thënieve të vajzës./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Aktualitet

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

11 Dhjetor, 2025 10:52 pm
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
-U tha në Opinion

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

11 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
-U tha në Opinion

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

11 Dhjetor, 2025 10:07 pm
Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
-U tha në Opinion

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

11 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë
-U tha në Opinion

Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë

11 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!
-U tha në Opinion

Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!

11 Dhjetor, 2025 9:42 pm
Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej
-U tha në Opinion

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

11 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë
Kronikë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

11 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

11 Dhjetor, 2025 7:34 pm
Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Para
Sulm kibernetik dhe në Kosovë

Sulm kibernetik dhe në Kosovë

Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtarin

Aksident në qendër të Shkodrës, makina përplas kalimtarin

Covid lë pasoja në zemër dhe tru

Covid lë pasoja në zemër dhe tru
















TE FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
11 Dhjetor, 2025

Me 85 vota pro, Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit. Votimi në Parlament u krye mbrëmjen e së enjtes....

Lexo më shumë

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij...

Lexo më shumë

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
11 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha rrëfeu sonte, 11 dhjetor, në “Opinion” ditën para demonstratës së madhe studentore kundër regjimit komunist, më 8...

Lexo më shumë

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin. Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com