Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona pasi tregtonin në dyqanet e tyre, aparate celulare të kontrabanduara.
Mësohet se në pranga kanë rënë vëllezërit Ferdinand Kafeja, 38 vjeç dhe Erinin Kafeja, 33 vjeç, banues në Tiranë, pronarë të 5 dyqaneve për tregtimin e celularëve.
Denis Myrteza, 38 vjeç dhe Izabela Buzi, 25 vjeçe, administratorë të 2 prej këtyre dyqaneve, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, autoritetet kanë sekuestruar 763 aparate celulare të kontrabanduara.
“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se vëllezërit F. K. dhe E. K., për të shmangur detyrimet tatimore, i kishin regjistruar dyqanet për tregtimin e celularëve, në emër të të afërmve të tyre. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njofton Policia./Opinion.al