Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

76-vjetori i çlirimit/ Meta: Populli shqiptar di të ngrihet mbi përçarjet

2020/11/29 at 12:36 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
76-vjetori i çlirimit/ Meta: Populli shqiptar di të ngrihet mbi përçarjet

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta Meta zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë.


Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule para Monumentit “Nëna Shqipëri”, ndërsa u shpreh se “Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja.”

Pjesë nga fjala e Metës për mediat:

Në këtë ditë monumentale të historisë sonë, të Çlirimit të Shqipërisë nga bisha nazi-fashiste, përulem me nderimin më të thellë dhe të përjetshëm, ndaj të gjithë shqiptarëve, në veçanti ndaj atyre vajzave dhe djemve, të cilët nuk e pranuan pushtimin që në ditën e parë, me qëndresën heroike të Mujo Ulqinakut dhe shumë të tjerëve, e deri në ditën kur Ushtria Antifashiste, shporri nga territori i vendit tonë edhe forcat më të fundit, pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe, siç ndodhi në gjithë vendet e tjera të ish-Europës Lindore.

Jo vetëm kaq, por ajo dha kontribut të jashtëzakonshëm përtej kufijve të Shqipërisë, duke rritur prestigjin dhe kontributin ndërkombëtar të vendit tonë në këtë luftë të madhe, që bëri të mundur më pas edhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetin e Shqipërisë, që rrezikohej nga pretendimet e shovinistëve fqinjë.

Ne sot, përulemi me nderimin më të thellë para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margartia Tutulanit e gjithë atyre yjeve dhe Margaritave, që dhanë jetën e tyre me ndërgjegjeje të plotë, për të treguar pavdekësinë e Shqipërisë, si një shtet i lirë dhe i pavarur.

Sot, më kujtohen pikërisht ato çfarë Margarita Tutulani, shkruante në hartim në moshën 16 vjeçare vëllait të saj më të vogël, i cili e pyeste: Motër, po për çfarë na duhet Atdheu?

Ajo i përgjigjet: Vëllaçko kur të rritesh do ta kuptosh, por Atdheu na duhet që të jemi të lirë.

Mendoj që ky mesazh vjen nga një edukim patriotik i këtyre të rinjve dhe të rejave, nga familjet e tyre, nga prindërit e tyre, nga paraardhësit e tyre.

Sot, ne jo vetëm duhet të kujtojmë këta heronj e atdhetarë, por dhe veteranë, që kanë luftuar për çlirim e Shqipërisë dhe që ju urojmë jetë të gjatë, por, njëkohësisht edhe duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi edukimit patriotik të qytetarëve, të fëmijëve, të të rinjve dhe forcimit të ndenjave të atdhedashurisë.

Nëse të rinjtë e asaj kohe bën një detyrë jashtëzakonisht shumë të vështirë për vendin tonë, sot, të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë shumë të madhe por e kanë pak më të lehtë.

Veç se duhet të kenë shumë vetëbesim, duhet të kenë më shumë angazhim, dhe duhet të marrin më shumë përgjegjësi, në mënyrë që të ndalin shpopullimin e Shqipërisë, nga të rinjtë në radhë të parë dhe nga të gjithë shqiptarët.

Por, jo vetëm kaq, po të bëjnë të mundur, që edhe të gjithë ata që kanë ikur, të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin tonë, për ta bërë Shqipërinë vërtet si gjithë Europën.

Pyetje: Zoti Meta, jemi ne të rritur politikisht? Po flas për politikën, për të dashur Atdheun dhe për të qenë të bashkuar, sidomos në këto ditë të vështira…!

Presidenti Meta: Populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë, që di të ngrihet mbi përçarjet, mbi ato forca të cilat kërkojnë t’i shterin energjitë më pozitive dhe kërkojnë t’ia vjedhin atdhedashurinë dhe besimin tek e ardhmja.

Unë jam tepër optimist, që shqiptarët e kanë të qartë se kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm, dhe ky ndryshim ka të bëjë me atë, që ata do të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin.

Pyetje: Kur do të vijë ajo ditë që politika shqiptare të festojë një ditë të përbashkët festat e Nëntorit, se duket se është e ndarë. Demokratët e përkujtuan dje ditën e Çlirimit, ndërkohë sot krerët më të lartë të shtetit. Kur do t’i jepet fund këtij debati për datat?

Presidenti Meta: Për mua nuk ekziston një debat për datat.

Data 29 Nëntor ka qenë edhe mbetet një datë edhe e provuar, e argumentuar qartë nga historiografia.

Megjithatë unë nuk dua të marr këtë rol dhe nuk ka asnjë përpjekje që mund të eklipsojë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Mos harrojmë se një pjesë e madhe e udhëheqësve të kësaj lufte u persekutuan pas çlirimit të vendit, për arsye sepse një pjesë e madhe e tyre kishin qëllime të tjera, të kundërta nga pushteti, apo nga ai grup që drejtoi vendin tonë gjatë disa dekadave, në atë mënyrë që dihet.

Por, absolutisht ka qenë një luftë e jashtëzakonshme, ka qenë një luftë e cila e ka shpëtuar Shqipërinë nga ndarja, nga copëtimi.

Ne e dimë shumë mirë që edhe me atë luftë që u bë dhe me ato sakrifica që u bënë, përsëri më pas kërkohej që të ndahej Shqipëria, të shikohej si palë humbëse.
Ne, e dimë që edhe sot ekzistojnë ligje absurde që fajësojnë Shqipërinë, si një vend sulmues.

Kur Shqipëria ka qenë një viktimë e antifashizmit këtë e dinë të gjithë.

Falë atij gjaku, fal asaj sakrifice, ne shpëtuam shtetin tonë dhe në këtë drejtim unë, mendoj që të gjithë duhet të jemi mirënjohës për atë epope të jashtëzakonshme të shkruar me gjak nga bijtë dhe bijat më të mira të Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Nostalgjikët e komunizmit përshëndesin me grusht: Lavdi Enver Hoxhës

Nostalgjikët e komunizmit përshëndesin me grusht: Lavdi Enver Hoxhës

Vdes aktori i “Star Wars”

Vdes aktori i "Star Wars"
















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com