Bota

756 të vdekur në 24 orë, Italia kalon 10 mijë viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 29/03/20 |
Opi Nion

756 persona humbën jetën 24 orët e fundit në Itali, pasi ishin prekur nga koronavirus, ndërkohë qe janë regjistruar edhe 3851 raste të reja, çka e mban në nivele të njëjta situatën.

Numri i vdekjeve në të gjithë vendin shënoi sot 10,779 persona, ndërsa numri i të prekurve në të gjithë vendin rezulton në 97,689 persona.

Vetëm Lombardia, rajoni më i prekur nga virusi ka patur në 24 orët e fundit 416 viktima në një shifër totale prej 6,360 persona të vdekur.

Sipas buletinit të fundit, të shëruarit kanë arritur në 13,030 njerëz duke shënuar një rritje prej 646 rastesh të reja shërimi./Opinion.al

 

 

Pas