Më 4 Prill 2009, fiks në 60 vjetorin e themelimit të Aleancës Euroatlantike, vendi ynë u bë pjesë e NATO-s me të drejta të plota.
Këtë të Enjte, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj NATO-s.
Ai thekson se pa NATO-n, siguria globale do të ishte e paimagjinueshme.
“Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”, shkruan Begaj./Opinion.al