Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet ndaj 7 anëtarëve të grupit kriminal i cili trafikonte në mënyrë të paligjshme persona drejt SHBA-ve dhe Anglisë për shumë deri në 12 mijë euro, me pasaporta apo viza false.
Sipas “News24”, në total ky grup është dënuar sot me 73 vite burg , ndërsa disa prej të përfshirëve u liruan më parë nga Gjykata.
Gjykata ka vendosur që Gazmend Garupi, Haxhi Ramadani, dhe Sotiraq Andoni të dënohen me 11 vite burg, ndërsa 4 të tjerët me nga 10 vite burg. Mësohet se të dënuarit do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër./ Opinion.al