Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,228 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 288,230, nga të cilët 51.4% burra.
Në 24 orët e fundit 73 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19, teksa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 8.680 vdekje. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 776./ Opinion.al