Në 8 Dhjetor, ditën e rinisë, Partia Demokratike e Lezhës publikoi emrat e delegatëve që kanë thirrur mbledhjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit. Sipas nënkryetares së degës së PD në Lezhë, Zyrafete Kulli pjesëmarrës në Kuvend do të jenë 73.5 përqind e delegatëve të kësaj dege.
Vetëm pak ditë para mbajtjes së kuvendit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha janë verifikuar 3614 emra të delegatëve që kanë firmosur. Përfaqësuesit e PD në Lezhë u bënë thirrje edhe delegatëve të tjerë që nuk kanë nënshkruar, të bëhen pjesë e kuvendit të 11 Dhjetorit./Klan News