Bota

72 mijë testime në Itali, numri më i madh i rasteve të reja që nga maji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:38 - 21/08/20 |
el ida

Italia vijon të regjistrojë shifra në rritje të rasteve dhe viktimave me Covid.

Sipas Emergjencave Civili, nga 72 mijë testime të kryera në 24 orët e fundit, 947 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shifër që për herë të fundit ishte regjistruar më 14 maj.

Ndërkohë numri i vdekjeve është shtuar me 9 persona.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është rikthyer sërish shqetësimi në rajonin e Lombardisë, e cila vetëm gjatë ditës së fundit regjistroi 174 raste të reja, pas saj vjen Lazio me 137 dhe Veneto me 116./Opinion.al

Pas