Ndërsa marshimi i protestuesve ka nisur tashmë nga sheshi “Skënderbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, një numër i shtuar i efektivëve të policisë shihen në terren.
Sikurse mësohet 700 punonjës policie do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa nga fotot vërehet edhe rretjimi i perimetrit të Kryeministrisë me efektivë policie. Në gatishmëri janë edhe FNSH-të si dhe forcat e Gardës së Republikës.
Kujtojmë se aktualisht Kryeministri Rama ndodhet jashtë Tiranës në një takim me fermerët ku flet për paketën e rezistencës sociale./Opinion.al