Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

70 vjetori e gjen NATO-n me ‘nerva të tendosura’

2019/12/03 at 8:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
70 vjetori e gjen NATO-n me ‘nerva të tendosura’

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londër është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me anëtarësinë e saj, për vende të tjera çështja më kryesore është të shmangen konfliktet. Fakti që në takimin e përvjetorit të 70 të NATO-s në Londër atmosfera nuk është e gëzuar ka të bëjë me vetë NATO-n. Ajo ndodhet në krizë për shumë arsye. Diagnozën ia ka vënë presidenti francez Macron, i cili shkaktoi zemërim tek partnerët brenda Aleancës. Ai e quajti Aleancën “truthatë”, duke i kërkuar vendeve europianë më shumë vetëveprim në çështjet e sigurisë, dhe i paralajmëroi se SHBA nuk është më partner i besueshëm. Mënyra se si u shpreh Macron, nuk është e drejtëm mendon drejtori për Europën në German Marshall Fund, Jan Techau.

Megjithatë ai i jep të drejtë Macronit kur thotë se, Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e vet, e megjithatë nuk arrin të bëjë asgjë: “Çështja më e rëndësishme është që europianët të zgjohen nga gjumi. A duan të bëjnë diçka ata apo jo, a duan ta marrin vetë në dorë sigurinë e tyre, po apo jo. Prandaj Macron e humbi durimin, sepse nuk mori përgjigje prej të tjerëve, sidomos prej Berlinit. Prandaj ai tha, mirë, nëse të tjerët nuk lëvizin nga vendi, europianët e tjerë, atëherë po hedh unë një gurë për të trazuar ujërat dhe presim të shohim çfarë do të ndodhë, dhe të tjerët të dalin nga pritja. Ky ishte synimi për atë që tha.”

Macron u kritikua sidomos nga shtetet europianolindore. Këto vende ndihen të kërcënuar nga Rusia dhe vazhdojnë të kërkojnë mbrojtje nga SHBA. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e di këtë gjë: “Europa nuk mund të mbrohet e vetme. Ne jemi të varur nga aleanca transatlantike, prandaj është e drejtë nëse punojmë për aleancën dhe marrim përsipër më shumë përgjegjësi”.

Macron e pati arsyetuar analizën e tij me mungesën e mbështetjes në marrjen e vendimeve strategjike, duke patur këtu parasysh ofensivën turke në Siri. Kjo bëri që presidenti turk Erdogan ta sulmonte Macronin personalisht. Ai duhet të kontrollojë një herë trurin e vet të thatë, tha Erdogan. Në NATO ekziston nevojë e madhe për të folur me njëri tjetrin, jo vetëm për shkak të këtij sherri. Sepse Erdogani për shembull, i anashkaloi partnerët kur morri vendim i vetëm për të blerë sistem rus për mbrojtjen ajrore.

Macron kërkon afrim më të madh me Rusinë

Kurse presidenti francez Macron, tërhoqi edhe një herë tjetër vëmendjen javën e kaluar. Kur tha se për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Europë duhet arritur afrim më i madh me Rusinë. Ai kërkoi një dialog me synime të qarta, të ashpër dhe me kualitet: “D’abord un dialogue avec la Russie, lucide, robuste et exigeant.”

Gjë që sigurisht zgjoi skepticizëm tek partnerët e NATO-s. Përveç tij, edhe Presidenti amerikan Donald Trump, zgjon pasiguri tek Aleanca me veprimet e tij të pakoordinuara me të tjerët. Kërkesa më e rëndësishme për partnerët brenda për brenda Aleancës, sidomos për Gjermaninë, është të japin më shumë para për mbrojtjen. Dhe në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Bruksel, ai kërcënoi se do të merret me punët e veta, nëse të tjerët nuk shpenzojnë buxhet sa duhet. Gjendja mund të zbutet nga shifrat e reja, të paktën kështu shpresohet në Bruksel. Sipas të dhënave, shtetet europiane dhe Kanadaja do të investoojnë nga 2016 deri 2020 rreth 130 miliardë dollarë të tjerë. Ata nuk duhet ta bëjnë këtë për t’i plotësuar dëshirën presidentit Trump, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Por duhet duhet ta bëjnë sepse janë shtuar rreziqe dhe sfida të reja për sigurinë e përbashkët. “European states and Canada should not invest in defense to please president Trump. The should invest in defense because we are faced with new threats and new challenges. The security environment has become more dangerous.”

Kërkesën e Trumpit për të dhënë për ushtrinë dy përqind të prodhimit bruto në vend, Gjermania nuk do të arrijë ta plotësojë para vitit 2030. Se si do e trajtojë presidenti Trump punën e parave, është një çështje tjetër, sepse Aleanca mendon se ai është i paparashikueshëm. Eksperti i politikës Jan Techau thotë duke pasur parasysh Trumpin dhe Macronin: “Nuk e di nëse do të ndodhë ndonjë sherr i madh. Por nëse dy presidentët duan të përplasen, atëherë në këtë takim mund të ketë edhe përplasje.”

NATO do të merret në Londër edhe me gjëra krejt të tjera. Me strategjinë e saj për hapësirën kozmike për shembull, ose si duhet trajtuar Kina. Këto tema janë kthyer në tema të dorës së dytë për shkak të konflikteve të brendëshme. Dhe në takim çështja kryesore do të mbetet shmangia e konflikteve të tjera./Burimi DW/

Etiketa: 70 vjetornato

Ju sugjerojmë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
Kryesore

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

15 Maj, 2025 5:25 pm
Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
Kryesore

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

15 Maj, 2025 5:19 pm
Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
Kryesore

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

15 Maj, 2025 5:12 pm
Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!
Kryesore

Rama në konferencë me Presidentin e KE: Brenda 2027 mbyllim negociatat!

15 Maj, 2025 5:05 pm
Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit
Politikë

Tjetër rrokadë nga socialistët në Tiranë, Qefalia i merr vendin Rakipit

15 Maj, 2025 4:50 pm
Para
“Bëra detyrimin kushtetues”, Meta tregon kërkesat në Këshillin e Sigurisë

"Bëra detyrimin kushtetues", Meta tregon kërkesat në Këshillin e Sigurisë

Meta: Prokuroria të hetojë, do të ketë mbështetje

Meta: Prokuroria të hetojë, do të ketë mbështetje

Foto/ Homazhe në Athinë për 51 viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit

Foto/ Homazhe në Athinë për 51 viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit

TE FUNDIT

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
15 Maj, 2025

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe ministri Pirro Vengu vizituan Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u...

Lexo më shumë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa është optimist për rrugëtimin jo vetëm të Shqipërisë drejt BE-së, por edhe të vendeve...

Lexo më shumë

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
15 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shkuar me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për...

Lexo më shumë

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com