Aktualitet

7-Marsi/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Çdo mësues është një hero!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:21 - 07/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit.

Në mesazhin e saj, ministrja Kushi nënvizon se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë. Çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”.

Kushi, gjithashtu shkruan se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:

“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – thotë ministrja Evis Kushi.

 

Pas