Aktualitet

7 korriku/Do futen në kryeministri?Berisha:Protesta masive,skenarët janë të qartë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 06/07/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat një ditë para protestës së 7 korrikut, i pyetur nga gazetarët nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në kryeministri, kreu i PD, Sali Berisha, tha se skenarët e protestës janë të qartë. Sipas tij kjo protestë është betejë për lirinë kundër padrejtësive të mëdha të qeverisë.

Më tej Berisha tha se do jetë një protestë gjigande dhe masive.

“Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër është një ditë e madhe, nesër është një ditë frymëzimi. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë. Skenarët e protestës janë të qartë, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha. Do jetë protestë gjigande, masive”-tha Berisha.

Pas