Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

7 arsyet pse gruaja jote nuk është e interesuar të bëjë seks me ty

2018/02/05 at 8:33 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
50 mijë euro apo seks të mirë?! E përbashkëta e tyre do t’ju habisë

Kur bashkëshortja jote nuk është e interesuar të kryejë marëdhënie, është shumë e thjeshtë të supozosh se ajo nuk është më e interesuar për ty. Por mos u hidh kaq shpejt në përfundime dhe mos hiq dorë nga jeta juaj seksuale, thotë Tammy Nelson, autorja e Getting the Sex You Want.
“Mund të mos pyesni më për të kryer marëdhënie nga frika se do të refuzoheni, por është në dorën tuaj nëse doni që t’i rregulloni gjërat”, tha ajo për HuffPost.
Pak më poshtë, Nelson dhe ekspertë të tjerë të marëdhënieve seksuale japin disa nga arsyet fizike dhe emocionale pse partnerja jote mund të jetë e largët dhe çfarë mund të bëni për të rritur intimitetin përsëri.
Ajo është e pakënaqur me lidhjen tuaj
Për shumë femra, dëshira seksuale është e lidhur drejtpërdrejt me mënyrën se si ndihen në lidhjen tuaj. Nëse gruaja jote është mërzitur me ty apo është e pakënaqur nga martesa, të kryejë marëdhënie është gjëja e fundit për të cilën mendon, thotë Susan Krauss Whitbourne, një psikologe që shkruan në blogun Psychology Today’s “Fulfillment at any age”. “Duhet të pyesësh partneren tënde për të mësuar se çfarë po mendon”, tha Krauss Whitbourne. “Ajo mund të ankohet për një nga zakonet e tua në shtëpi ose mund të ndajë një problem më të madh që prek interesat e të dyve.”
Kryerja e marëdhënieve mund të jetë e dhimbshme për të
Me moshën vjen dija…por gjithashtu edhe problemet. Nëse kryerja e marëdhënieve është e dhimbshme ose e parehatshme për partneren tënde, kjo tregon se përse intimiteti është zbehur, tha Elizabeth McGrath, një terapiste e marëdhënieve seksuale që punon te BayArea. “Si gratë edhe burrat përjetojnë lëkundje fizike dhe hormonale”, thotë ajo. “Për gratë, këto lëkundje mund të ndikojnë në jetën seksuale bashkë me përgatitjen për të kryer marëdhënie apo edhe të ndierit ‘seksi’”. Nëse është një rast i tillë, sipas McGrath gjëja më e mirë që mund të bëni është t’i kujtosh gruas tënde se jeni akoma i tërhequr pas saj, zbuloni kur ndihet më shumë e qetësuar dhe eksploroni opsione të reja si lubrikantët. McGrath gjithashtu thotë që duhet t’i merrni gjërat ngadalë: “Gratë kanë një periudhë të kryerjes së marëdhënieve që është me gjatë se e meshkujve, prandaj kur marëdhënia seksuale shkon shumë shpejt nga një gjë në tjetrën, është e vështirë që ato të duan të vazhdojnë.”
Nuk e prekni
“Seksi është më shumë se sa vetëm seks. Ka rëndësi lidhja e ngadaltë, puthja që shkëmbeni në fillim të ditës dhe prekja që i tregon partneres tuaj se tërheqja ndaj saj është aq e fortë sa në fillim”, tha Nelson. “Fokusohuni në prekjet fizike dhe ndjenjat për të çdo ditë dhe mos kaloni direkt te marëdhëniet. Uluni afër saj në divan. Kapini dorën. Fërkojini qafën. Mos e lini të mendojë që doni ta prekni vetëm kur kryeni marëdhënie.”
Është shumë e lodhur
“Jo sot zemër, jam shumë e lodhur” ndonjëherë ka me të vërtetë këtë kuptim. Pas një dite të lodhshme pune, kujdesjes për shtëpinë dhe fëmijët, mund të ndodhë që partnerja jote është shumë e lodhur për të menduar për seksin, thotë McGrath. “Lodhja është e vërtetë, femrat kanë nevojë për një mundësi për t’u ndjerë energjike”, tha ajo. “Nëse partnerja jote nuk ka hapësirë për të pushuar apo kohë për veten e saj, për të rimarrë energjitë, mund të jetë e vështirë që të dojë të kryejë marëdhënie seksuale.” “Për ta rregulluar këtë gjë, jepini njëri-tjetrit kohë dhe eksperimentoni se si do të jetë intimiteti juaj pasi ajo ka pasur kohë mjaftueshëm për veten e saj”, tha McGrath.
Nuk ka më të njëjtin interes për ju
Vite më parë, disa studiues si William Masters dhe Virginia Johnson, sugjeruan se për të ruajtur një jetë seksuale të kënaqshme është e nevojshme që “të ketë shëndet të mirë dhe interes për ty.”
Pyete veten tuaj: Kur partnerja të shikon në mëngjes, a sheh akoma të njëjtin mashkull interesant dhe tërheqës me të cilin u dashurua, apo ke humbur sharmin tënd?
“Edhe nëse je shumë më i ri se sa grupi i njerëzve të cilëve po ju referohej Masters dhe Johnson, ka mundësi që të kesh humbur disa nga teknikat e tua”, tha Krauss Whitbourne.
Për të rifituar atë që të bëri tërheqës në njohjen tuaj, eksploro interesat e tua personale dhe rilidhu me personin që ishe jashtë martesës.
Kryerja e marëdhënieve është bërë rutinë
“Me kalimin e kohës, jeta juaj seksuale mund të jetë bërë e mërzitshme dhe monotone. Nëse ti dhe partnerja jote mendoni se seksi është bërë shumë i parashikueshëm, e njëjta kohë, i njëjti vend, të njëjtat pozicione, atëherë është koha që t’i ndryshoni gjërat”, tha Dawn Michael, një studiues i marëdhënieve seksuale. “Ndryshoni skenën, bëjeni dhomën e gjumit më romantike duke shtuar qirinj dhe muzikë të lehtë, përgatisni skenën e duhur për romancë”, tha ajo. “Përdorni imagjinatën tuaj, më e rëndësishme është që të bëni qejf dhe duke luajtur apo ngacmuar njëri-tjetrin. Shijoni momentin dhe personi me të cilin ndodheni mund të jetë intim dhe seksi.”
Nuk ndihet emocionalisht e lidhur
Në vend që të dyshosh për jetën tënde seksuale, fokusohu pak më shumë në lidhjen emocionale që ndan me gruan tëndej, tha Nelson. “Ndonjëherë të ndihesh emocionalisht i lidhur ndihmon që partnerja të ndihet e eksituar para se të kryeni marëdhnëie. Kjo gjë është e vërtetë edhe për meshkujt”, tha ajo. “Përpiquni të ndani me njëri-tjetrin tre gjëra që vlerësoni më shumë nga lidhja juaj.”
Më pas, Nelson rekomandon që ta vazhdoni bisedën duke pyetur njëri-tjetrin për tre gjërat që pëlqeni më shumë kur kryeni marëdhënie. “Në momentin që do keni mbaruar me këtë ushtrim të thjeshtë, do të ndihesh emocionalisht i lidhur dhe mund të kujtosh arsyet që u bashkove me partneren tënde që në fillim. Mund të ndiheni gati për të filluar diçka seksi”, tha ajo.




Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Para
600 euro, kartën e ID dhe merr certifikatën e anglishtes, ja sekseri punonjës në ministri

600 euro, kartën e ID dhe merr certifikatën e anglishtes, ja sekseri punonjës në ministri

Arrestohet hajduti rrezikshëm i xhepave të autobusëve të Tiranës

Arrestohet 40-vjeçari me 4 emra në kërkim ndërkombëtar

Nëna braktis familjen dhe largohet drejt Greqisë, lë burrin dhe dy fëmijët e mitur

Arsyet pse duhet të ngelni shtatzënë pas moshës 35 vjeçare
















TE FUNDIT

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com