Life Style

Si t’i trajtojmë variçet në kushte shtëpie


               Publikuar në : 20:05 - 08/09/19 |
el ida

Venat varikoze, të njohura si variçe, prekin më shumë gratë sesa burrat duke i bërë ato të ndihen të pasigurta.

Por ato nuk janë thjesht një problem estetik, pasi mund të paralajmërojnë dëmtime të rrezikshme si: mpikjsa e gjakut, enjtje e këmbëve, trompozë etj.

Sidoqoftë variçet mund të trajtohen në kushte shtëpie, sigurisht si një masë parandaluese ose së paku lehtësuese.

Farat e domateve

Pjesa e brendshme e domates bën efektin e aspirinës dhe nëse e aplikoni çdo ditë në variçet tuaja do të parandaloni zhvillimin apo përkeqësimin e tyre. Lyejini këmbët rreth 4 herë në ditë për të paktën 2 muaj me radhë.

Vaj ulliri

Mes qindra përfitimeve që marrim nga vaji i ullirit, roli i tij si anti-inflamator është posaçerisht për kurimin e variçeve. Në përbërje të tij ka vitaminë E, minerale dhe Omega 3.

Limon, hudhër dhe vaj ulliri

Merrni disa thelpinj dhe shtypini derisa të kthehen në formë mase. Pastaj hidhni pak vaj ulliri dhe limon. Lërini për 10-12 orë dhe më pas me anën e një pambuku aplikojeni në atë zonë 2 herë në ditë për të paktën 1 muaj.

Lakra

Lakra ndihmon gjithashtu në përmirësimin dhe forcimin e venave. Merrni 3 shtresa të saj dhe vendosini në një blender. Me lëngun që do të përftohet lyejini këmbët 3 herë në ditë.

Majdanoz dhe ujë trëndafili

Merrni një dorë majdanoz dhe vendoseni në një tigan. Shtoni pak ujë aty dhe lërini të ziejnë për 5 minuta. Hiqeni nga soba, mbulojeni dhe lëreni ashtu derisa të ftohet pak. Merrni lëngun e lëshuar nga majdanozi dhe miksojeni me ujin e trëndafilit. Me pambuk lyeni zonën më të dukshme me variçe për rreth 2 herë në ditë për disa muaj. Më pas shpëlajeni këmbën me ujë të vakët./Opinion.al

Pas