Bota

Greqi, rrëzohet një helikopter në det


               Publikuar në : 19:25 - 20/08/19 |
el ida

3 persona kanë humbur jetën në Greqi, pasi helikopteri me të cilin po fluturonin, u rrëzua në det. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Galatas, përballë ishullit të Poros, në jug të gjirit Saronik.

Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, helikopteri ishte marrë me qira nga një kompani aviontaksi dhe destinacioni përfundimtar ishte aeroporti ndërkombëtar i Athinës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ekipet e shpëtimit, që pas dy orë kërkimesh, gjetën trupat pa jetë të dy pasagjerëve me shtetësi ruse dhe të pilotit grek.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë përplasja e helikave me kabllot e linjës elektrike, që lidh Galatan me Porosin. Siç raportohet, të dy këto zona momentalisht kanë mbetur pa energji./Opinion.al

 

 

 

Pas