Autoritetet shëndetësore në Itali njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 63 qytetarë nga COVID-19.
Po gjatë këtij hakur kohor, në këtë shtet janë shënuar 1 255 raste të reja me COVID-19 nga 212 112 teste të kryera.
Ndërkohë vijojnë të jenë në spital në kujdes intensiv 504 pacientë. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me Covid 4 247 034 persona, nga të cilët kanë humbur jetën 127 101 qytetarë. / Opinion.al