Një çift që i ka kaluar të 60-at ka treguar sonte në Fiks Fare një ngjarje që sipas tyre i ka turpëruar si bashkëshortë.
Në shtator 2016, gruaja 62-vjeçare, Barizhe Mance kishte gjetur jashtë portës, një shashkë, (mbetje luftarake) dhe e kishte varur mbi portë. Kjo u bë shkak që policia të arrestonte të dy, Barizhe dhe Mezhdet Mance.
Burri rrëfen se kur mbërritën në oborrin e komisariatit, bashkëshortes së tij i bien të fikët dhe policët e dërgojnë 62-vjeçare në maternitet sikur ishte shtatzënë.
Zonja Barizhe tregon se ka përjetuar turpin më të madh në një moshë të vjetër. Ata kërkojnë të dëgjohet historia e tyre, të dihet e vërteta dhe kur të dalin në qytetin e Maliqit, të dalin me kokën lart dhe jo ti bëjnë me gisht.