62 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali. Të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore në Itali, bëjnë me dije se nga 293,067 teste të kryera janë regjistruar 6,761 raste të reja.
Gjatë këtij harku kohor, në Itali janë shëruar 6,372 qytetarë. Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 15 pacientë të tjerë duke bërë që totali të shkojë në 555, ndërsa 26 pacientë më pak ndodheshin sot në pavijonet e tjera Covid, teksa numri total i të shtruarve është 4,205.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë konfirmuar 4,553,241 raste dhe 129,352 vdekje. Të shëruarit në total janë 4,286,991, ndërsa rastet aktive aktualisht janë 136,898./ Opinion.al