Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

613 kg kokainë me bananet, menaxheri dhe shoferi kërkojnë lirinë: Kanë paga minimale dhe vështirësi ekonomike

2018/03/17 at 10:39 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
613 kg kokainë me bananet, menaxheri dhe shoferi kërkojnë lirinë: Kanë paga minimale dhe vështirësi ekonomike

Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, dy të arrestuarit e vetëm për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Maminas të Durrësit më 28 shkurt, kërkojnë lirinë.


Ata kanë ankimuar përmes avokatëve të tyre masat e sigurisë të vendosura nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që i ka lënë në arrest me burg. “Panorama” mëson se seanca në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda do të zhvillohet më 20 mars.

Lushaj dhe Pezaku kanë mohuar të kenë pasur dijeni për ngarkesën e drogës, të gjetur në kontenierin me banane, që ishte porositur nga pronari i firmës “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Edhe avokatët e tyre pretendojnë se klientët nuk kanë lidhje me drogën. Ata janë me paga minimale dhe në vështirësi ekonomike. Ndërkohë, pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Policia gjermane nuk ka mundur dot ta gjejë gjatë kontrolleve të ditëve të fundit. Ka dyshime se ai mund të jetë arratisur. Policia dhe Prokuroria kanë në hetim edhe dhjetëra persona të tjerë si të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës.

Në fundin e dyfishtë të kontenierit me banane, të mbërritur për llogari të kompanisë, “Arbri Garden”, u zbuluan 528 pako kokainë, të cilat ishin të shënuara nga sipër me kode të ndryshme. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

“Unë porosis në Kolumbi dhe kam një kontratë për 4 kontenierë në javë me një prej firmave më serioze në Kolumbi, dhe unë porosis 1080 arka me banane që janë në kontejnerë, ose 20 paleta, me peshë neto 19.5 kg.

Kontenierët nuk kanë lidhje fare me kompaninë “Arbri Garden”, sepse janë të kompanive të tjera, që në këtë rast janë të një kompanie franceze, ose në raste të tjera që kanë qenë të Kopenhagenit, ose të kompanive të tjera”, ka thënë Çekaj në një intervistë për “Neës 24” disa ditë më parë. / Panorama

Etiketa: arbri gardenbananekokainemenaxherishoferi


Ju sugjerojmë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Temperatura mbi 40 gradë, ja parashikimi i motit për këtë të hënë
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat rriten deri në 38 gradë celsius

27 Qershor, 2026 8:14 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Qershor, 2026 8:13 am
“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Para
U martua me djalin që dashuronte, por u nda nga familja. Nuk pranojnë të takojnë as 6 vjet më pas

U martua me djalin që dashuronte, por u nda nga familja. Nuk pranojnë të takojnë as 6 vjet më pas

“Nënë fshiji lotët, mos qaj”. Lutja e Deborës që nëna t’i kthehet jetës pas humbjes së vajzës Rebeka. Ledri Vula shpërthen në lotë

“Nënë fshiji lotët, mos qaj". Lutja e Deborës që nëna t’i kthehet jetës pas humbjes së vajzës Rebeka. Ledri Vula shpërthen në lotë

E dinit që përveç shenjës së horoskopit, keni dhe një shenjë hënore? Ja si ta zbuloni atë (Pjesa 1)

E dinit që përveç shenjës së horoskopit, keni dhe një shenjë hënore? Ja si ta zbuloni atë (Pjesa 1)
















TE FUNDIT

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%
27 Qershor, 2026

Komisioni Evropian ka dënuar kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj importeve nga...

Lexo më shumë

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900

Tërmeti në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon mbi 900
27 Qershor, 2026

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave në Venezuelë nga tërmeti shkatërrues. Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të...

Lexo më shumë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
27 Qershor, 2026

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë

SHBA godet objektiva ushtarake në Iran

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
27 Qershor, 2026

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave ushtarake në Iran, në përgjigje të një sulmi me dron...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}