Një aksident është regjistruar në lagjen “Partizani” në Shkodër. Një 61-vjeçar ka përplasur me makinë në vijat e bardha shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin.
Si pasojë P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht drejtuesin e mjetit për akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.