Gjashtë persona, përfshirë dhe një fëmijë, u nxorën të gjallë nga rrënojat pas 60 orësh nga tërmeti që goditi Turqinë të hënën, sipas CNN.
Familja u gjet në nga forcat e kërkim-shpëtimit në Kahramanmaras.
Fillimisht ishte një nga anëtarët e ekipit që nxori nga rrënojat fëmijën dhe më pas vijoi puna për nxjerrjen e anëtarëve të tjerë të familjes.
Gazetari i CNN Turk e quajti operacionin e shpëtimit një “arratisje mrekullie” dhe “të pabesueshme”. Shpëtimi ndodhi në qendër të qytetit të Kahramanmaras, sipas korrespondentit të CNN Turk./Opinion.al