Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 vite nga vrasja e 17-vjeçarit në Ladfillin e Sharrës/PD:Ja pse fajtorët s’u dënuan

2022/08/08 at 12:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
6 vite nga vrasja e 17-vjeçarit në Ladfillin e Sharrës/PD:Ja pse fajtorët s’u dënuan

Teksa shënohen 6 vite nga ngjarja e rëndë, ku në landfillin e Sharrës, humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj, Partia Demokratike ka drejtuar disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të veprojë.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja u shpreh se Gjokla ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, për riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.

Kraja thotë se Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, ndërsa shton se fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan.

“6 vite më parë, më 7 gusht të vitit 2016, humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.

Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, dhe që trupi i tij ishte sjellë nga një automjet misterioz. Ndërkohë fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan dhe pse vjedhja e shekullit vazhdon.

Sot 6 vite më pas firma e Erion Velaijt dhe Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin, e ka çuar mega-aferën në qindra miliona euro vjedhje dhe asnjë punë të bërë”-tha Kraja.

Më tej ai shtron pesë pyetje:

–        Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?

–          A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbetjeve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?

–          A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?

–          A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?

–    Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling?

Këto janë pyetje krejt të thjeshta për shqiptaret, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Përfundimi ynë mund të jetë vetëm një: të gjitha këto ndodhin sepse Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Gugallja i NDAJNE PARATE mes tyre.

Ju shqiptarë, si mendoni?”-përfundon Kraja./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Kronikë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

27 Nëntor, 2025 12:59 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
Bota

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

27 Nëntor, 2025 12:18 pm
Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Para

U pezulluan aktivitetin, pronarët e mjeteve lundruese protestojnë në Durrës

Berisha: Të subvencionohen biletat e transportit, të përgjysmohet taksa e naftës

Berisha: Të subvencionohen biletat e transportit, të përgjysmohet taksa e naftës

Guardia di Finanza dhe Policia e Vlorës sekuestrojnë 600 kg drogë
















TE FUNDIT

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
27 Nëntor, 2025

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Brescia ka goditur një rrjet të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge, i...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
27 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion,...

Lexo më shumë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
27 Nëntor, 2025

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të...

Lexo më shumë

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
27 Nëntor, 2025

Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com