Aktualitet

6 vatra zjarri në të gjithë vendin, problematike situata në Mirditë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 26/07/22 |
Opi Nion

Në të gjithë vendin janë aktualisht 6 vatra zjarri ku forca të shumta nga terreni, por edhe helikopteri nga ajri po punojnë për shuarjen e tyre.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili thekson se vatrat e zjarrit janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës.

Sipas ministrit, situata problematike është në Ndërshen të Mirditës.

 “Në 6 vatra zjarri në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Durrës po punohet prej orëve të para të ditës nga forcat operacionale në terren për të izoluar flakët që për shkak të erës janë përhapur, por pa rrezik për zonat e banuara. Problematike është situata në fshatin Ndërshen, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ku është e vështirë edhe ndërhyrja e helikopterit për shkak të kushteve atmosferike. Në terren forcat vijojnë punën të mbajnë nën kontroll vatrat afër banesave”,-thotë Peleshi./Opinion.al

Pas