Te Fundit

6 tërmete brenda pak orëve në Bulqizë, sizmologu shpjegon: Ja çfarë po ndodh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 29/10/21 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Bulqizës, ndërsa para dhe pas goditjes kryesore kishte edhe disa lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.

Këto lëkundje sizmike janë regjistruar  vetëm në zonën e Bulqizës, ndërsa duke iu referuar të dhënave të IGJEUM-it, janë shënuar gjashtë lëkundje sizmike.

Sizmologu Rrapo Ormeni, ka shpjeguar situatën në një prononcim për abc news. Ai u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin.” tha ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë. “Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo çdo vit një tërmet i kësaj madhësie”./Opinion.al

Pas