Te Fundit

6 nxënës përfunduan në spital, zbardhet shkaku i rrjedhjes së gazit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 20/01/21 |
el ida

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me rrjedhjen e gazit në një shkollë në “Don Bosko”, ku mbetën të intoksikuar 6 nxënës.

Mësohet se shkolla kishte depozitë gazi 1000 litërshe të mbushur plot dhe se depozita e gazit ishte e paçertefikuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Depozita ishte vendosur jashtë ambienteve të shkollës dhe rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen në shkollë.
QSUT njoftoi në një reagim zyrtar se gjendja shëndetësore e 6 nxënëseve paraqitet stabël dhe jashtë rreziku për jetën.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke dhe të përziera./ Opinion.al

Pas