Aktualitet

6 mijë euro për të liruar të burgosurin/ Gjyqtarja lihet në arrest shtëpie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:07 - 12/09/20 |
Al Do

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Mimoza Margjeka akuzohet se është pjese e një skeme korrupsioni ku nëpërmjet burrit të saj ajo ka marrë 6 mijë euro për të ndryshuar masën e sigurisë të një të dënuari.

Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, dhe dy të dyshuarit e tjerë për korrupsion në Durrës, kanë dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë, ku edhe u morën në pyetje lidhur me akuzat.

Edhe ndaj tyre GJKKO ka rikonfirmuar masën “arrest me burg”.

Arben Cara, Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla akuzohen se janë bërë pjesë e një skeme korrupsioni prej 6 mijë eurosh për lirimin e të paraburgosurit Orion Bali, ndaj të cilit rëndonte akuza e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Najton Bali, vëllai i të burgosurit, dyshohet se ka dhënë 6 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë. Këtë ai dyshohet se e ka bërë përmes sekserëve Klaudjo Zhilla dhe Arben Cara. Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka e cila do të vendoste për çështjen.

Pjesë e skemës korruptive dyshohet se është edhe avokati i të burgosurit Skënder Demiri i cili është lënë në “arrest shtëpie”./ Opinion.al

Pas