Politikë

6 marsi/ Shehu: KQZ do t’i pranojë si çeço kandidatët që do të dalin nga primaret



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:52 - 26/01/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se në zgjedhjet e 6 Marsit për 6 bashkitë pa kryetar, PD do të përfaqësohet nga kandidatët që do të dalin nga primaret. Por, anëtari i Komisionit të Rithemelimit shprehet se në këtë garë do të shkojë së bashku me aleatët.

“Ka vetëm një PD, ajo që do të përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit dhe ajo që do të nxjerrë kandidatët primarë të ditëve të ardhshme, nuk ekziston asnjë lloj dakordësie apo diçka tjetër me deputetë të ndryshëm të PD që unë iu bëj thirrje të regjistrohen me PD në zgjedhjet e 6 Marsit”.

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për të regjistruar PD në zgjedhje, Shehu thotë se do të jenë kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të pranohen si përfaqësues të PD më 6 Mars.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i pranojë si çeço kandidatët, do t’i pranojë që çke me të dhe ata janë kandidatët fitues në zgjedhjet e 6 Marsit. Nuk është KQZ që vendos kush është PD, është  në bazë të anëtarëve të saj”.

Deputeti i PD thotë se me Bashën Komisioni i rithemelimit do të bashkëpunonte vetëm në rolin e deputetit për zgjidhjet e 6 Marsit, pasi që prej referendumit të 18 Dhjetorit, ky komision e cilëson Bashën të shkarkuar nga funksioni si kryetar i PD.

Pas