Komisioni i Rithemelimit këtë të dielë po zhvillon primaret nga të cilat, priten të dalin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjessshme lokale që do të mbahen ne 6 bashkitë e vendit më 6 Mars. Anëtarët demokrate po votojnë me votim të fshehtë në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër.
Pikërisht për këtë proces ks reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan: Sot demokratët dhe demokratet e 6 degëve të Partisë Demokratike votojnë në Primare! Zoti e bekoftë votën e tyre të lirë./Opinion.al