Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 marsi/ Kandidatët e Bashës zbulojnë sloganet: Në shërbim të qytetarëve

2022/02/07 at 10:53 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Foto/ Selia e PD ndryshon pamje, kati i 2 mbulohet me banera

Kandidatët e Partisë Demokratike kanë zbuluar ditën e sotme sloganin dhe posterin e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.


Slogani i kandidatit të PD për Lushnjen, Indrit Sefa është : “Në shërbim të qytetarëve, një patriot për Lushnjën”. Ndërsa slogani i kandidatit të PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi është “Në shërbim të Rrogozhinës, me ju dhe për ju”.

Krahas posterit të publikuar në faqen zyrtare të PD-së në “Facebook”, është bërë dhe një prezantim i shkurtër i kandidatëve.

Kandidati i PD për Lushnjen, Indrit Sefa.

Në shërbim të qytetarëve, një patriot për Lushnjën.

“Votoni Partinë Demokratike.

Votoni Indrit Sefa për Kryetar bashkie të Lushnjes.

Lindur dhe rritur në Lushnje, Endriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa”, shkruan PD.

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi.

Në shërbim të Rrogozhinës, me ju dhe për ju.

“Votoni Partinë Demokratike. Votoni Ferdinand Saraçi për Kryetar bashkie në Rrogozhinë.

Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës. Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.

Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës”, shkruan PD.

Kandidati i PD për Dibrën, Luan Haka.

Në shërbim të Dibranëve. Me përkushtim për Dibrën.

“Votoni Partinë Demokratike.Votoni Luan Haka për Kryetar të bashkisë Dibër.

Luani është lindur dhe rritur në Dibër, dhe e banon në Peshkopi me gruan dhe djemtë e tij. Ai është i diplomuar ekonomist dhe ka përvojë të gjatë në shërbim të banorëve të Dibrës si drejtor i Auditit në Prefekturën e Dibrës, si Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe si drejtor i ISKSH. Në këto funskione, Luani ka qenë vazhdimisht në kontakt me banorët e krejt zonës duke ju ofruar atyre ndihmë maksimale.
Angazhimi politik në PD Luani e ka nisur që me themelimin e saj si anëtar i thjeshtë e deri në postin e sekretarit të degës. Propozimin nga drejtuesit e degës Dibër për të kandiduar si kryetar bashkie, Luani e konsideron një nder dhe vlerësim për të qenë sërish në shërbim të qytetarëve dibranë. Lidhja e tij me Dibrën është e fortë dhe e pandashme”. shkruan PD.
Kandidati i PD për Shkodrën, Xhemal Bushati.

Me dashni për Shkodrën. Me përkushtim për ju.

“Votoni Partinë Demokratike. Votoni XHEMAL BUSHATI Xhemal Bushati për Kryetar të bashkisë së Shkodrës.
Xhemal Bushati e ka ndërtuar jetën dhe karrierën tij në qytetin e Shkodrës, pinjoll i një prej familjeve me emër dhe kontribute historike, asaj të Bushatllinjve. Është bashkëshort dhe baba i tre femijëve, një djali dhe dy vajzave, gjysh i një mbese të mrekullueshme.
Z.Bushati ka përfunduar studimet e larta për Ekonomik në Universitetin e Tiranës, dhe që nga viti 1996 ka nisur karrierën e tij si sipërmarrës i suksesshëm në Shkodër. Paralelisht, që në fillimet e demokracisë, z.Bushati është anëtar i Partisë Demokratike, përfaqësues komuniteti, me kontribut të vazhdueshëm dhe gjithmonë pranë bashkëqytetarëve të tij. Prej 2007 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, dhe për katër vite, 2015-2019 ka qënë Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vite gjatë së cilave ka drejtuar Këshillin e qytetit me integritet, përkushtim dhe me fokus shërbimin ndaj komunitetit të Shkodrës. Xhemal Bushati, është figura që për shkodranët simbolizon qytetarinë, unitetin, familjarin e devotshëm, sipërmarrësin e suksesshëm dhe demokratin e palëkundur në bindjen e tij”, shkruan PD.
Kandidati i PD për Vorën, Ymer Marku.
Në shërbim të Vorës. Me përkushtim për ju.
“Votoni Partinë Demokratike. Votoni Ymer Marku për Kryetar të bashkisë së Vorës.
Ymeri është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si NënKryetar i Bashkisë. Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të banorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre”, shkruan PD.
Kandidati i PD Durrësin, Luan Hoti.
Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin.
“Votoni Partinë Demokratike. Votoni LUAN HOTI për Kryetar të bashkisë Durrës.
Luani ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy femijëve, një vajze dhe nje djali.
I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.
Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj”, shkruan PD./Opinion.al

 

 

 

 

 

Etiketa: 6 marsikandidatePDslogan


Ju sugjerojmë

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Para
Përfshirje në zgjedhje? Dervishaj: Presidenti për të ruajtur balancat hartoi ….

Përfshirje në zgjedhje? Dervishaj: Presidenti për të ruajtur balancat hartoi ....

Soreca për dënimin e Tahirit: Nuk mjafton vetëm kjo, presim më shumë

Soreca për dënimin e Tahirit: Nuk mjafton vetëm kjo, presim më shumë

Ndërpritet seanca në Kushtetuese,Këshilltari i Metës:Kuvendi ka ndërhyrë në prova

Ndërpritet seanca në Kushtetuese,Këshilltari i Metës:Kuvendi ka ndërhyrë në prova
















TE FUNDIT

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
18 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës...

Lexo më shumë

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar të mërkurën, 17 dhjetor, se Izraeli ka miratuar marrëveshjen më të madhe të gazit...

Lexo më shumë

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
18 Dhjetor, 2025

“Garanci për çfarë? Ideja është plotësisht budallaqe: ka dy vende në luftë, nuk është BE-ja, janë Rusia dhe Ukraina. Dhe...

Lexo më shumë

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
18 Dhjetor, 2025

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com