Kryesore

6 marsi/ Basha nis fushatën nga Shkodra: Dy dashni kanë shkodranët, PD-në dhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 19/02/22 |
Opi Nion

Sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për 6 marsin.  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka startuar fushatën nga Shkodra, ku prezantoi kandidatin Xhemal Bushati. Bushatin.

Ai si fillim ka bërë një selfie me demokratët e pranishëm, ndërsa kërkoi votonë e demokratëve shkodranë. Basha tha se Shkodra ka mbështetur PD, pasi ata nuk mund të mashtrohen nga askush.

“Shkodra është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, vlerave, spirancës së kombit. Vëllezër dhe motra, dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë. Them se nuk ju njoh pak, por duke u njohur mirë, duke parë se si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh, që kur kam qenë fëmijë, mund ta them para jush se askush nuk i rren dot shkodranët. S’i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite dhe askush tjetër me asnjë marifet.”, tha Basha./ Opinion.al

Pas