-Jetë dhe Stil

6 llojet e seksit, kur nuk jeni në një marrëdhënie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:30 - 09/11/15 |
root

Fakti që nuk jeni në një lidhje nuk do të thotë që nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Ka shumë mënyra për të kryer marrëdhënie dhe ne po ju tregojmë disa prej tyre:

Kur jeni të pirë

Ju mund të shkoni në krevat me dikë, kur jeni i pirë. Kur jeni shumë i/e dehur nuk ju duhet ti mendoni shumë gjatë veprimet tuaja.

Me dikë që e keni shok

Shoqërinë nga dashuria e ndan vetëm një hap, kështu që në rast se keni nevojë për një marrëdhënie të shpejtë seksuale, një shok ose shoqe mund të ishte zgjedhja ideale.

Totalisht aksidentalisht

Kjo mund të ndodhë shumë rastësisht, madje as kur nuk ju ka shkuar fare mendja për të kryer marrëdhënie.

Kur të dy e dini që kjo s’duhet të ndodhte

Ky mund të ishte një ish i dashur apo edhe një mik i juaji shumë i ngushtë. Pas kësaj marrëdhënie mund të ndodhë që atë njeri mos ta shihni kurrë më.

Kur mendoni që kjo marrëdhënie mund të ishte më shumë se seksuale

Në të tilla raste do ta keni shumë të vështirë ta harroni personin tjetër, pasi në këtë histori janë përfshirë edhe ndjenjat. Por kujdes ju jeni një person i rritur dhe duhet të ecni përpara edhe në rast se kjo marrëdhënie përfundon jo siç do ta dëshironit.

Jo aq mirë sa e kishit menduar

Ndodh që edhe të zhgënjeheni në një marrëdhënie të shpejtë, por mos u ndjeni fajtor ndoshta ka munguar kimia mes jush.

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas