Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 llojet e burrave që bëni mirë t’i shmangni

2022/07/08 at 7:41 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
6 llojet e burrave që bëni mirë t’i shmangni

Në takimet e para ai duket si zotëria perfekt. Ti mendon që më në fund erdhi ai i shumëprituri dhe tani gjërat do të marrin vetë drejtimin e duhur. Ai është i sjellshëm, të bën dhurata, darkat janë fantastike. Seksi është aq i mirë sa ti je gati ta prezantosh me mamin. Pastaj, diçka ndodh…Sepse ai bën pjesë tek llojet më të vështirë të burrave që mund t’i konsideroni për një marrëdhënie jetëgjatë.

Ti je gati të investosh kohën, nervat, paratë dhe gjithë dashurinë tënde për t’u ndarë në një moment apo tjetrin, pasi është thjesht çështje kohe që ky tipi të të thyejë zemrën. Cila është detyra juaj? T’i shmangni sa më herët të mundeni.

  1. Beqari i betuar

Ai di të sillet, është i zgjuar, tërheqës, i suksesshëm dhe puth shumë mirë. Ti sigurisht që je e vetëdijshme për numrin e grave që kanë qenë në jetën e tij dhe mendon pse ende nuk është martuar? Ka sharm dhe gjithçka tjetër, por sa herë diskutoni për këtë temë ai thotë: “S’kam gjetur ende të duhurën.”

Këtu ti nis të mendosh se je e duhura, por sipas sociologëve nëse asnjëra s’ka qenë deri tani e duhura për të, me shumë gjasa as ti s’do të jesh. Lidhjet e tij zgjasin maksimumi disa muaj dhe sapo ti kërkon diçka pak më serioze, ai zhduket nga sytë këmbët. Nëse një burrë i ka kaluar të 50-at dhe s’është martuar, me shumë gjasa s’ka për ta bërë kurrë.

  1. Ai që s’e ka problem fare të martohet

S’e kemi fjalën për atë që s’i trembet martesës, por për atë tipin që mund të martohet 2,3,5 herë thjesht sepse mërzitet shpejt. Ky lloj mashkulli mund të ndahet nga ty sapo të ndjejë që romanca u zbeh. Pasioni iku dhe diçka tjetër e re ka dalë në skenë. Ai do të të fajësojë ty dhe do të thotë se ka gjetur “të duhurën”. Pas martesës me “të duhurën” historia do të përsëritet sërish.

  1. Burri materialist 

Ai është i paparë për të zgjedhur shampanjën më të mirë, por jo për të nxjerrë kuletën. Ka një aftësi fantastike për të joshur gratë dhe në të njëjtën kohë për të përfituar financiarisht prej tyre.  Vëreni re. Sa herë është momenti i faturës, ose ka harruar kuletën në shtëpi, ose e ka tek pantallonat e tjera ose i ka të gjitha paratë në kartë. Mund t’ja hiqni vizën që pas asaj darke.

  1. Djali i mamit

Nuk ka asgjë të jesh i tillë për aq kohë sa ruhen balancat. Ai është i ëmbël, i kuptueshëm dhe shumë i dashur me ty. Fatkeqësisht, drejtohet nga një tjetër grua për çdo vendim që merr: nëna e tij! Ju jeni të tre në këtë lidhje dhe ky po që është problem. Mamaja e këtij lloji burri do ndërhyjë kudo dhe madje do të projektojë të ardhmen tuaj në çift. Ai jeton nën hijen e saj dhe kurrë, s’do të mund të marrë vendime i pandikuar. Zgjedhja është e juaja.

  1. Ai me sindromën e Piter Pan-it

40-vjeçari bebush! Me atë nuk mërzitesh kurrë nëpër tavolina, udhëtime apo party. Eshtë i ëmbël, i sjellshëm dhe të bën të kalosh kohën e jetës tënde, por kaq. Këtij lloji të dashuri nuk i thua dot se humbe punën apo se nuk ndihesh mirë pasi thjesht nuk të kupton. Situatat e vështira s’janë në repertorin e tij dhe do të duhet t’i kalosh e vetme. Eshtë një fëmijë që përgjegjësitë e trembin dhe largohet në kërkesën e parë serioze.

  1. Kontrrolluesi i tmerrshëm

Fillimisht ti me të ndjen siguri dhe ngrohtësi. Pastaj fillon të mbytesh pasi gjithçka bëhet sipas rregullave të tij. Shkoni në restorantet që do ai, shihni filmat që ai do dhe madje, dilni vetëm me shokët e tij.

Dalëngadalë ai përpiqet të vendosë edhe për mënyrën sesi ti do kalosh kohën tënde të lirë apo se çfarë do veshësh të shtunën mbrëma. Dyshon për çdo djalë që ti njeh dhe bën pyetje nga më ekstremet. Më e keqja nga të gjitha është se mendon që ka të drejtë. Këtë tip s’duhet ta shmangni. Prej tij duhet të vraponi.

Ju sugjerojmë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat
Kryesore

Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në një pallat

2 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Para
Kryemadhi porosi krerëve të degëve për 25 korrikun, ja thirrja për 7 korrikun

Inceneratorët, Kryemadhi:Grupet kriminale përdorin qytetarët, drejtësia nuk heton

33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini

33-vjeçari zbulon se ka lindur me dy gjini

VIDEO/ Si bëhet hedhja e plehrave në hapësirë?

VIDEO/ Si bëhet hedhja e plehrave në hapësirë?

TE FUNDIT

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
2 Dhjetor, 2025

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com