Të paktën 6 lëkundje tërmeti janë regjistruar ditën e parë të 2020 në territorin shqiptar. Tërmeti më i fortë ka qenë me magnitudë lokale 3.5 ballë.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, 5 kilometra në veri të Kepit të Rodonit dhe me një thellësi 32 Kilometra.
Lëkundjet e tjera kanë qenë me magnitudë të vogël, 2.5 ballë dhe sërish sipas IGJEUM janë regjistruar në të njëjtën zonë sizmike.
Edhe njëherë sizmologët këshillojnë se nuk ka vend për panik, pasi këto lëkundje janë vazhdimësia e pasgoditjeve nga tërmeti i fortë që goditi vendin në 26 nëntor. / Opinion.al