Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

2016/10/16 at 2:08 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

Emocioni nuk është thjeshtë një fjalë e bukur. Mënyra si mendojmë dhe ndihemi prek mënyrën tonë të jetesës. Mjekësia tradicionale thotë se shëndeti është i lidhur me stilin e jetës, gjenetikën, dhe ekspozimin ndaj infeksioneve, por përpos këtyre ka edhe një lidhje të fortë midis emocioneve dhe shëndetit. Emocionet prekin mirëqënien, identitetin tuaj dhe aftësitë komunikuese, si dhe pozitën tuaj në shoqëri. Kontrolli i emocioneve, veçanërisht i ndjesive negative është i rëndësishëm për mbijetesën tuaj. Ato emocione që mbahen të paeskpozuara mund të shkaktojnë dëme më vonë, pra është e rëndësishme ti shfaqësh. Shëndeti i mirë emocional haset rrallë sot. Emocionet negative si ankthi, stresi, frika, indinjata, xhelozia, urrejtja, dyshimi dhe padurimi ndikojnë mbi shëndetin gjerësisht.


1.Indinjata

Indinjata përcaktohet si një ndjesi e thellë në përgjigje të frustrimit, dhimbjes, zhgënimit apo e kërcënimit. Nëse adresohet shpejt dhe shprehet shëndetshëm, kjo ndjesi është e mirë për shëndetin tuaj, por zakonisht indinjata është e dëmshme, pasi prek aftësinë tuaj të të arsyetuarit dhe faktorizon një risk në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare. Zemërimi intensifikon përgjigjen ndaj stresit akut në organizëm çka çon në prodhimin e hormoneve të stresit si adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli. Kjo bën që amigdala (zona e trurit përgjegjëse për emocionet) të reagojë dhe të hedhë më shumë gjak në lobin frontal (zona përgjegjëse për arsyetimin), gjaku në këtë zonë ndërpret procesin e të menduarit dhe nga kjo vjen edhe shprehja që zemërimi të verbon. Kjo çon në flakje telefonash, laptopësh, ose çdo gjë që keni në ato momente.

  1. Shqetësimi

Shqetësimi kronik shkakton probleme në organizëm, prek shpretkën dhe stomakun, shkakton ndryshime në funksionet e neurotrasmetuesve sidomos të serotoninës. Kur shqetësimi është i lartë, organizmi prodhon kimikate që çojnë në reagime mërzie dhe ndjesi ligështie në stomak. Shqetësimi apo fiksimi për një problem sjell të vjella, diarre, shqetësime stomaku si dhe çrregullime të tjera mjeksore. Të vjellat e tepërta janë të lidhura me dhimbje gjoksi, tension të lartë, imunitet të ulur dhe mplakje të parakohshme. Kjo ndjesi ushtron presion mbi muskujt e stomakut që vetë këta më pas ushtrojnë presion mbi stomakun duke ndryshuar edhe mënyrën e se si ndihet ai, për shembull, ju mund ti keni ndjerë fluturat në stomakun tuaj pasojë e një shqetësimi të tepërt. Kjo ndjesi është negative edhe për marrëdhëniet personale. Një studim i kryer në 2011 nga Universiteti i “Case Western Reserve” tregon se shqetësimi është kaq invaziv saqë ndërhyn në jetën e personit dhe vë në rrezik shëndetin e marrëdhenieve sociale. Në të njëjtën kohë ju shpërqendron, ju bën neglizhentë për gjendjen e shëndetit tuaj, turbullon qetësinë e mendjes duke vështirësuar gjumin gjë që shkakton dëme në shëndetin tuaj në mënyra nga më të ndryshmet.

3. Trishtimi ose dhembja

Mes shumë emocioneve që përjetohen në jetë, trishtimi është emocioni më jetëgjatë. Trishtimi ose dhembja prekin mushkritë, shkaktojnë lodhje dhe shkurtim të frymëmarrjes si dhe ndikojnë në ngushtimin e rrugëve të bronkeve. Kur ju përjetoni dhembje ose melankoli, procesi i frymëmarrjes s’mund të kryhet lehtësisht gjë që çon në atake astme apo gjendje të tjera bronkiale. Sipas një raporti në vitin 2003, të publikuar në “Acupuncture Today” trishtimi vjen nga zemra, dëmton mushkritë pastaj kthehet për të dëmtuar zemrën. Depresioni dhe melankolia shkaktojnë ndryshime në lëkurën tuaj, mund të shkaktojnë kostipacion si dhe sasi të ulur të oksigjenit në gjak. Njerëzit që preken nga depresioni kanë tendencën të fitojnë apo të humbin peshë shumë shpejt, krijojnë varësi më lehtë ndaj drogërave dhe substancave të tjera të dëmshme.

  1. Stresi

Secili prej nesh reagon në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Pak stres mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj dhe ju ndihmon për një performancë më të mirë. Në nivele të larta çon në tension të lartë, astmë, ulçera sindromën e zorrës së irrituar. Stresi është faktori kryesor në sëmundjet e zemrës, rrit tensionin dhe nivelet e kolesterolit në gjak, plus që nxit zakone si duhanpirja, jetë sedentare dhe mbipeshë. Këta faktorë prishin muret e arterieve dhe çojnë në probleme zemre. Stresi e manifeston veten përmes simptomave si migrena, skërmitje dhëmbësh, palpitacione të zemrës, reagim ndaj dritës, shterje, pagjumësi, nauze dhe oreks i shtuar ose jo. Stresi është faktor për shumë gjendje si;

Episod astmatik. Rënie flokësh dhe alopeci. Ulceracione të gojës dhe tharje të tepërt të saj. Probleme mendore si pagjumësi, dhimbje koke, ndryshim humori dhe irritabilitet. Sëmundje kardiovaskulare dhe hipertension. Dhimbje spastike në qafë dhe shpatulla, dhimbje muskularoskeletike, dhimbje në regjionin lumbar si dhe kontraksione të vogla muskulare dhe tike nervore. Erupsione lëkure si egzema dhe psoriaza. Aparat riprodhimi jo të shëndetshëm që çon në çrregullime mestruale dhe infeksione vaginale tek gratë dhe impotencë dhe ejakulacione të parakohshme tek meshkujt.

  1. Vetmia

Vetmia është një emocion që e bën dikë të qajë dhe të përjetojë melankolinë e thellë. Kjo çon në një prishje ekuilibri të mushkrive dhe bllokim të fluksit të gjakut dhe oksigjenit. Në realitet vetmia po bëhet një rrezik për shëndetin publik. Kur ndiheni i vetmuar truri juaj sekreton më shumë hormone stresi si kortizoli që shkaktojnë depresion, kjo prek tensionin e gjakut dhe cilësinë e gjumit. Një studim i kryer në 2012 në “Journal of Aging and Health” raporton se vetmia kishte lidhje me probabilitete të larta për të patur probleme mendore mes adultëve të rritur. Një tjetër studim në 2016 hedh dritë mbi efektet direkte, indirekte dhe të moderuara të vetmisë mbi shëndetin që duhet të adresohet urgjentisht. Ky studim gjithashtu nxjerr në pah lidhjet mes vetmisë dhe rënies konjitive në moshat e vjetra si dhe shkallën në të cilën kjo rënie është e kthyeshme përmes ndërhyrjes.

  1. Frika

Frika është një emocion që shkatërron autostimën tuaj, moralin, besimin dhe lumturinë. Frika çon në ankth që i lodh veshkat, gjendrat adrenale dhe nganjëherë edhe sistemin riprodhues. Ajo shkakton një rënie të energjisë në organizëm dhe e sforcon trupin të kontraktohet për një vetëmbrojtje, çka ul ritmin e frymëmarrjes dhe asaj të qarkullimit të gjakut që më tutje shkaktojnë një gjendje stanjacioni në organet vitale dhe prandaj duart dhe këmbët janë të ngrira. Organi që vuan më shumë nga ky emocion është veshka. Kjo sepse pjesa e trurit që kontrollon veshkat ngadalësohet dhe pasojat janë një urinim i shpeshtë dhe gjendje të ndryshme renale.

Etiketa: emocionenegativeshendeti


Ju sugjerojmë

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh
Life Style

Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh

1 Gusht, 2025 4:08 pm
Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?
Life Style

Pse konsumojmë më shumë në verë dhe si të ruajmë ekuilibrin?

31 Korrik, 2025 4:48 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

31 Korrik, 2025 8:15 am
Para
Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë

Kapen me kanabis, arrestohen dy të rinjtë

Aurela Gaçe feston 42 vite, ja urimi i çuditshëm që i bën vetes 

Aurela Gaçe feston 42 vite, ja urimi i çuditshëm që i bën vetes 

Arsyeja në Epokën e Trampit

Trump kërkon test droge: Clinton ishte shumë energjike
















TE FUNDIT

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
1 Gusht, 2025

Një episod që duket si i dalë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht në Sorrento të Italisë. Një...

Lexo më shumë

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
1 Gusht, 2025

Është bërë një dekadë prej kur Gjykata Speciale në Hagë nuk është emër i panjohur për qytetarët e Kosovës. Megjithatë,...

Lexo më shumë

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
1 Gusht, 2025

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot...

Lexo më shumë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama publikuar një video nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com